Flash News

KRYESORE

“S’jemi pjesë draftit” – fotoja e Ulsi Manjës rrëzon hipokrizinë e Ramës

“S’jemi pjesë draftit” – fotoja e Ulsi Manjës

I gjendur mes kritikave nga media, juristë dhe ekspertë ligjorë, kryeministri Edi Rama tentoi të distancohej nga drafti i Kodit të ri Penal. Me një postim në platformën “X”, Rama iu drejtua konkretisht shoqatave të gazetarëve, të cilat e kanë kritikuar për censurën që, sipas tyre, krijon Kodi i ri Penal ndaj mediave.

Kreu i qeverisë deklaroi se as Këshilli i Ministrave dhe as Ministria e Drejtësisë nuk kishin marrë pjesë në hartim dhe se “përgjegjës” ishte Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi.

“Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Ministrave nuk kanë marrë pjesë në hartimin e draftit, por ia kanë besuar një grupi ekspertësh të nderuar, nën udhëheqjen e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, profesor Arben Rakipi,” shkroi Rama në “X”.

Mohimi që kryeministri tenton t’i bëjë përfshirjes së qeverisë në draftin e shumëkritikuar bie poshtë me një foto të vitit 2023, shkrepur në Drilon. Aty, dy vite më parë, grupi i punës për hartimin e Kodit të ri Penal shfaqet në një tryezë me Ulsi Manjën, ministrin e Drejtësisë.

“S’jemi pjesë draftit” – fotoja e Ulsi Manjës “S’jemi pjesë draftit” – fotoja e Ulsi Manjës

Manja është njohur me draftin e Kodit të ri Penal, çka do të thotë se Ministria e Drejtësisë nuk është aq “e pafajshme” sa Rama tenton ta paraqesë në sytë e publikut.

Kodi i ri Penal është kritikuar fort që në momentin e prezantimit. Ai parashikon në disa nene cenimin e lirisë së medias dhe të mendimit kritik, duke përfshirë dënime me burg nëse mediat “tallen” apo “përbuzin” udhëheqësit.

 

Të fundit