Flash News

KRYESORE

Sulmet kibernetike/ Rama dhe arti i mashtrimit dixhital: Krenar që ‘i përballojmë’ çdo 3 minuta

Sulmet kibernetike/ Rama dhe arti i mashtrimit dixhital: Krenar që ‘i

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të flasë për “meritat e padukshme” të qeverisë së tij, në një deklaratë që po mbahet në Tiranë në Konferencën e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s e cila ngjan më shumë me një përpjekje për të shpëtuar imazhin e një pushteti që vetëm ka dështuar në mbrojtjen e vendit.

Qeveritë marrin meritën ose fajin për ato që gabojnë apo bëjnë siç duhet, por nuk marrin kurrë meritë për atë që parandalojnë të ndodhë,” tha Rama, duke shtuar se nëse qytetarët do të gjykonin mbi atë që është parandaluar, “do të kishin një mendim më të mirë për qeveritë”.

Rama tha se Shqipëria është mes “të parëve që kanë kombinuar inteligjencën artificiale me mbrojtjen kibernetike”, duke theksuar se “sulmet ndodhin çdo 3 minuta, por vetëm 48 prej tyre lanë gjurmë gjatë vitit të fundit”.

Qeveritë marrin meritën ose fajin për ato që gabojnë apo bëjnë siç duhet, por nuk marrin kurrë meritë për atë që parandalojnë të ndodhë. Nëse qeveritë do të gjykoheshin përmes të dhënave reale mbi atë që parandalojnë, mendoj që qytetarët do të kishin një mendim më të mirë për ta. Pikërisht kështu edhe për hapësirën kibernetike.

Ne na u desh të përballeshim dhe e pamë veten në mes të një sulmi shumë të gjerë kibernetik që synoi infrastrukturën tonë digjitale për të cilin jemi krenar.

Kemi sulme kibernetike çdo 3 minuta por i përballojmë. Vetëm 48 prej tyre lanë gjurmë në vitin e fundit. E them me bindje se jemi mes të mirëve dhe të parëve që kombinuar AI me mbrojtjen kibernetike.”

Sulmet kibernetike/ Rama dhe arti i mashtrimit dixhital: Krenar që ‘i

Por ndërsa Rama flet për “sukseset e padukshme”, vendi është përballur realisht me një nga valët më të rënda të sulmeve kibernetike në historinë e tij.

Ndërkohë që të dhënat e qytetarëve janë ekspozuar disa herë, duke përfshirë rrjedhjet masive të 2021 dhe 2022.

Në vitin 2022, pas sulmeve të vazhdueshme gjatë muajve të fundit që kulmuan me ato të korrikut duke ndërprerë shërbimet qeveritare online, Irani nisi një ofensivë tjetër ndaj Shqipërisë, në shenjë hakmarrje pas shkëputjes së marrëdhënieve diplomatike.

Objektivi i hakerave të Iranit ka qenë sistemi TIMS, i cili rregullon hyrje-daljet në Republikën e Shqipërisë dhe përbën thelbin e kontrollit kufitar të vendit.

Sulmet

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP)               1 dhjetor 2019                  

AKSHI 2021   

Tirana Bank  2021   

Iute Credit  2021   

DPSHTR  2021    

OSHEE 2021    

Autoriteti Portual Durrës 2021    

Alpha Bank 2021                                              

Radiotelevizionit Shqiptar (RTSh)              shtator 2021                                      

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA)           21 shtator 2021                                

Platforma shtetërore e-Albania 15 korrik 2022                                   

Sistemi i kontrollit kufitar TIMS  10 shtator 2022                                

Institucione publike dhe private                25 shtator 2023                

ONE Albania & Kuvendi i Shqipërisë         25 dhjetor 2023                                

Instituti i Statistikave      31 janar 2024

Sulmet kibernetike/ Rama dhe arti i mashtrimit dixhital: Krenar që ‘i

Pavarësisht përpjekjeve për rikuperim, Shqipëria mbetet ndër vendet më të ekspozuara në rajon ndaj krimeve kibernetike.

Shqipëria ka ngritur njësinë ushtarake të sigurisë kibernetike dhe me një financim 24 milionë dollarë nga SHBA-të u mundësua ngritja e qendrës operacionale.

SHBA-të kanë nisur mbështetjen për sigurinë kibernetike të Shqipërisë qysh nga viti 2017, kur USAID-i ndihmoi në sigurinë e sektorit energjitik të saj.

Të fundit