Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama nga Elbasani: Nëse çelësat bien në dorë të PD, shtëpia shkatërrohet, nëse i merr PS, vendoset rregull

Rama nga Elbasani: Nëse çelësat bien në dorë të

 Gjatë prezantimit të platformës “ Deputeti që duam”  fjalën e mori edhe kryeministri Rama.

Ai tha se sot Shqipëria është para një sfide aq të thjeshtë sa dhe të vështirë dhe PS është para  sfidës për t’ia bërë Shqipërisë më të lehtë. Ndër të tjera ai tha se nëse çelësat bien  në dorë të PD,  shtëpia shkatërrohet, nëse i merr çelësat PS, në shtëpi vendoset rregull dhe kjo është e vërtetë sipas tij si 1plus 1 bëjnë dy dhe jo si 7 shumëzim 7 bëjnë 42.

“Sot PS është përsëri në të njëjtën sfidë që ka qenë gjithmonë, që është sfida për të mos e lënë vendin që të shkojë mbrapsht dhe sa herë që PS  ka qenë në betejë, beteja ka qenë gjithmonë mes të ardhmes dhe së shkuarës dhe e ardhmja nuk ka qenë asnjëhere në anën tjetër, pavarësisht nëse PS ka fituar ose humbur, dhe kur kur ka humbur, ka humbur me veten. Ky është fakt lehtësisht i prodhueshëm, nëse PD mërr çelësat e bën shtëpinë rrëmujë, nëse i merr PS, në shtëpi vendoset rregull. Kjo është si 1plus 1 bëjnë dy dhe jo si 7 shumëzim 7 bëjnë 42.

 

 

 

Të fundit