Flash News

KRYESORE

“Rama s’ka kompetencë”, zbardhet vendimi i ‘Kushtetueses’ për pezullimin e Ballukut

“Rama s’ka kompetencë”, zbardhet vendimi i

“Nuk është kompetencë e kryeministrit”, zbardhet vendimi i ‘Kushtetueses’ për pezullimin e Ballukut

Është zbardhur vendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili rrëzoi ankimimin e kryeministrit Edi Rama dhe la në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut nga GJKKO.

Vendimi i GJK u mor pa u arritur kuorumi i votave, duke u ndarë në katër me katër. 

Siç arsyeton Kushtetuesja në vendim, kryeministri nuk ka kompentencë mbi pezullimin e një funksioni dhe nuk cilësohet cenim kompetence.

“Pezullimi nga ushtrimi i funksionit nuk përbën kompetencë kushtetuese të Kryeministrit, pra nuk mund të konsiderohet e cenuar një kompetencë që nuk ekziston në rendin kushtetues. Ndërkohë, GJKKO-ja e Shkallës së Parë, sipas subjektit të interesuar, ka kompetencë ekskluzive për të vendosur masën e pezullimit nga detyra bazuar në nenin 242, pika 2, të KPP-së, pasi vazhdimi i ushtrimit të funksionit nga personi i dyshuar paraqet rrezik konkret për pengimin e hetimit, ndikimin mbi provat ose dëshmitarët”, thuhet në vendimin e GJK.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit