Flash News

KRYESORE

Rama, Zhegrova dhe pasaporta shqiptare në ankand!

Rama, Zhegrova dhe pasaporta shqiptare në ankand!

Një mesazh në WhatsApp nga Rama, një dekret presidenti dhe pasaporta shqiptare në dorë. Edon Zhegrova, futbollisti i njohur shqiptar i Lille, është bërë kryefjalë e mediave pasi njoftoi pajisjen me pasaportë shqiptare në një mënyrë aspak të zakontë.

Në rrjetin e tij social Instagram, Zhegriva ndau një mesazh të dërguar nga kryeministri Rama i cili i kishte nisur dekretin presidencial të nënshkruar nga Bajram Begaj, ku ky i fundit i jepte futbollistit shtetësinë shqiptare.

Rama, Zhegrova dhe pasaporta shqiptare në ankand! Rama, Zhegrova dhe pasaporta shqiptare në ankand!

Rasti ‘Zhegrova’ ka ngjallur diskutime, debate e polemika në rrjet, për mënyrën se si qeveria e ka nxjerrë në ‘shitje’ pasaportën shqiptare, si të ishte një vepër arti për t’u shitur në ankand.

Rama, i cili fsheh gjithmonë një mjet për të justifikuar qëllimin, po rrezikon ta kthejë shtetësinë nga një simbol i identitetit kombëtar, në një favor të shpejtë, të rezervuar për figura që i sjellin lavdi imazhit të qeverisë.

Deputetja demokrate Ina Zhupa reagoi ashpër lidhur me rastin e Zhegrovës, duke kritikuar kryeministrin Rama se si po e përdor pasaportën shqiptare për trafik interesash dhe ndere personale.

“Edi Rama autoriteti mbi ligjor që jep edhe shtetësinë, sipas kujt ligji e kanë pajisur nuk e di?! Përdorimi edhe i një drejte për trafik interesash, për ndere personale, tregon qartësisht që kemi krijuar një vend që funksionon me fermane/mesazhe kryeministrore sesa me ligje me dhe rregulla”, shkruan Zhupa në një postim në Facebook.

Demokratja thekson se shtetësia është një e drejtë që duhet të jepet sipas ligjit, por që qeveria e jep vetëm me një mesazh drejtuar kryeministrit.

“E drejta e pasaportës shqiptare duhet jetë një e drejtë që e gëzojnë sipas ligjit të gjithë ata që ju takon. Ka shumë të huaj në Shqipëri që janë integruar plotësisht, me vite dhe ende përplasen nëpër dyert e shtetit pa e marr dot nënshtetësinë. Ashtu sic ka edhe futbollist që luajnë në kampionatin shqiptar, por edhe profesionist të fushave të tjera që i kanë krijuar vetëm vlera pozitive vendit tonë dhe nuk arrijnë dot këtë të drejtë”, përfundoi Zhupa.

Rama, Zhegrova dhe pasaporta shqiptare në ankand!

E teksa Juventusi vazhdon të bëjë presion për Edon Zhegrovën, lojtarin e identifikuar nga menaxhmenti i Bianconerëve për të zënë vendin e Nico Gonzalez nëse argjentinasi do të kalojë për te Atletico Madrid, kjo lëvizje e Ramës duket se e bën më të lehtë transferimin e Zhegrovës.

Futbollistit shqiptar i duhet një ‘dorë’ për t’u katapultuar te juventinët dhe kush më mirë se një tifoz i tillë, që di ta përdorë mirë kartën e diplomatit, mund ta ndihmonte Zhegrovën t’i hapej dera e Juventus.

Kështu, transferimi i tij tani mund të jetë më i lehtë pas marrëveshjes mes dy federatave, FSHF dhe FIGC, për të mos i njohur më futbollistët shqiptar si të huaj, por lojtar.

Zhegrova nuk është thjesht një rast, por një pasqyrë e qartë e mënyrës se si një e drejtë e garantuar me ligj, mund të shndërrohet në një privilegj të dhënë me shpejtësinë e një mesazhi në WhatsApp. Kur shtetësia shqiptare i ofrohet vetëm atyre që sjellin përfitim politik ose imazh publik, ajo humbet kuptimin e saj si simbol i përkatësisë dhe barazisë, duke u kthyer në një mjet propagande të shpejtë./ K. T

Të fundit