Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Më 12 prill, Partia Socialiste ndezi motorët e fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 11 Maj. Nga Sheshi “Skënderbej” me ahengje e muzikë, pa program, Rama premtoi shumë pak dhe u fokusua tek sulmet ndaj opozitës.
Që në nisje të takimeve elektorale, retorika që kreu i socialistëve ka përdorur ka qenë fyese, diskriminuese dhe denigruese jo vetëm ndaj kundërshtarëve politikë, por edhe për qytetarët.
Kryeministri ka shigjetuar burrat demokratë duke i etiketuar me termat “çyrykë”, “gjysmakë”, “autikë”.
‘Burrat... çyrykë’
Në një takim elektoral, ai tha se të gjithë ata burra që mbështesin PS janë të zotë, ndërsa ata që i bashkohen Partisë Demokratike, janë çyrykë.
“Them se ata burra, që njësoj si shumica dërrmuese e grave, mbështesin PS, janë jo vetëm të zotë, por edhe të hapur dhe mendje hapur dhe të mençur politikisht. Ndërsa ata burra që rrinë edhe pllaquriten në kënetë, mund të jenë shumë të zotë në punën e tyre, por për mua janë çyrykë. Politikisht Çyrykë. Nuk i duhen askujt”, deklaroi Rama.
Për këtë deklaratë Rama nuk kërkoi falje, veçse iu desh të bënte një sqarim alla Rama për të thënë se nuk kishte asgjë personale me burrat, por se kishte dashur të tregonte mbështetjen masive që PS merr nga gratë.
‘Gjysma e burrave dibranë janë çyrykë’
Sharjet dhe ofendimet i çoi nga jugu në veri, ku gjatë një takimi elektoral në Peshkopi, burrat dibranë i quajti çyrykë.
“Imagjinoni vetëm diçka sikur ju të ikni nga Shqipëria një muaj dhe të lini burrat, kur të ktheheni do gjeni në Peshkopi ca njerëz me bisht. Gjysma e burrave janë normalë në këtë vend gjysma janë çyrykë”, tha Rama në mitingun e Dibrës.
Për rikujtesë, kryeministri duhet ta dijë se në fakt në Dibër nuk ka më burra jo se janë çyrykë, por se kanë zgjedhur rrugën e emigrimit, si të vetmen zgjidhje që qeveria e tij iu ofroi për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve.
E njëjta retorikë edhe në Kamëz
Edhe nga Kamza, refreni i fjalimit ishte i njëjtë: burrat shqiptarë janë çyrykë. Përpos zhargonit të përdorur, kryesocialisti iu dha leksione grave se si të bënin vota për PS.
“Duhet të punoni dhe bashkëpunoni me gratë demokrate, të cilat e kuptojnë shumë mirë sepse kanë shumë më të shpejtë kalimin nga politika në realitet, nuk e kanë si burrat. Burrat kur janë tifozë janë çyryk, nuk shohin. Shohin ngjyrën e fanellës, ulen pijnë raki dhe bëjnë tifo. Nëse ka vajza që kanë simpatizantë demokratë, duhet t’ju bëjnë provën e karakterit për në Europë apo në kënetë. Nëse të thotë hajde në kënetë, si i thua ti? Ti e kupton që ai nuk është mirë, i thua hajt se po të marrë nesër dhe të shkoj të mbytet vetë. Nuk e kuptoj dot si mundet një njeri normal të çohet në mëngjes, të vishet dhe të zbukurohet dhe të mbajë radhë për të çuar votën në kënetë”, deklaroi Rama nga Kamza.
Për vota, Rama nxit përçarje edhe mes çifteve
Absurditeti dhe marrëzia e Ramës arritën deri në pikën sa u kërkonte vajzave e grave të ndahen nga partnerët, në rast se këta të fundit, janë demokratë. Kryeministri nuk u kursye aspak në çmendurinë e tij.
“Ju mund të keni shokë, mund të keni simpatizantë, ose edhe pak më shumë intimitet me çuna që nuk janë të bindur që duhet të votojnë Partinë Socialiste. Duhet t’i bindni, duhet t’u thoni: ‘Do vish të votosh bashkë me mua, se do marrim të dy pasaportën, do shkojmë’. Nëse ata ju thonë që do votojnë për bufin e kënetës, nuk ia vlejnë. Lërini. Mos i shihni më me sy, dënojini, mos ia varni fare”, tha Rama.
Rama ofendon fëmijët e spektrit autik
Duket se Ramës i ka dalë situata nga kontrolli, ndërsa rroket të nxisë qytetarët ta votojnë. Gafa më e madhe që deri tani Rama ka bërë në fushatën e 11 majit, është ofendimi që i drejtoi të gjithë personave të spektrit autik ose persona me aftësi të veçanta.
Teksa sulmonte opozitën, Rama tha se ata që zgjedhin të votojnë PD-në, janë autikë.
“Paguajtën lekët e dynjasë për të paguar Latifin. Më hidhen mua pse them gjysma e burrave janë çyrykë. Po ça të them, e them si metaforë, nuk është raport klinik. Për mua kush shkon në kënetë është gjysmak. Të zgjedhësh midis BE dhe kënetës, kënetën dmth nuk je mirë, politikisht je autik, s’je mirë”, tha Rama.
Dje, pak para mesnate, kryeministrit që kishte marrë një mori mesazhesh në inbox dhe reagime publike në media, iu desh të bënte një ‘mea culpa’.
“Nuk mund të mos e ndaja dot këtë reflektim. Të gabosh është njerëzore, ndërsa të mos kërkosh ndjesë nuk është burrërore. Krejt pa dashje sot kam cënuar fëmijët autikë dhe me siguri kam lënduar prindërit e tyre duke folur për autizëm politik, shprehje që më ka mbetur diku në mendje se është përdorur edhe në literaturën politike, akademike dhe më doli sot krejt padashje. Por, ja u desh të gaboja dhe pastaj të mësoja, se prej vitesh konsiderohet e papërshtatshme dhe në fakt me plot të drejtë”, deklaroi Rama.
Fyerje ndaj Eno Bozdos
Shënjestër e ofendimeve të Ramës u bë edhe kandidati për deputet në Berat, Eno Bozdo. Këtij të fundit, Rama iu drejtua si një ‘qyp arkeologjik’ që as për fatorino nuk e marrin.
“Një Eno Eno. Një vazo arkeologjike që nuk e di nga e kanë sjellë. As vazo jo. Qyp arkeologjik, Eno. Pa asnjë vlerë. Zero. Fatorino nuk e vë atë. E kanë sjellë këtu drejtues. E për çfarë për Enon”, tha Rama.
Edhe pse Rama i sheh përdorimet e termave që ofendojnë, prekin dhe lëndojnë kategori të veçanta, si një simbolikë, në fakt ato janë një zhargon që nuk i shkon për shtat atij që kërkon mandatin e katërt të qeverisjes.
Në daljet e tij në Facebook, Rama ka zgjedhur të bëjë herë kryeministrin që kinse qan hallet me popullin, e herë duke dalë në origjinë për të shfryrë e ofenduar votuesit.
Fushatën që tha se do të përqëndrohej më shumë tek integrimi, Rama ka zgjedhur ta bëjë me ‘çyrykë’ e ‘gjysmakë’ që sharjet e tij i duartrokasin në tufa. Përdorimi i retorikës denigruese e ka kaluar vijën e kuqe të Ramës.
I vetmi ‘çyryk’ që nuk e kupton këtë është pikërisht ai... Rama!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38