Flash News

KRYESORE

Rrjedhje votash? Lindita Nikolla u zgjodh me 79 vota, kush janë dy deputetët e opozitës që votuan pro?

Rrjedhje votash? Lindita Nikolla u zgjodh me 79 vota, kush janë dy

Lindita Nikolla do të jetë kryetarja e re e Kuvendit në legjislaturën e re.

Përmes një votimit të fshehtë, procesi nuk kaloi pa incidentet e para, megjithatë, për Nikollën u arrit të grumbullohen në kuti 79 vota pro dhe 4 kundër.

Me një përllogaritje të thjeshtë, Nikolla e fitoi postin e ri edhe me dy vota në radhët e opozitës, pasi 74 vota i ka PS, 3 PSD të partisë së Tom Doshit, ndërsa LSI e cila hodhi katër votat e saj nxitoi të sqarojë menjëherë në media se kanë votuar kundër.

Dy vota të tjera pro nga opozita mbeten ende mister.

Kujtojmë po ashtu se Sali Berisha nuk votoi pasi u largua menjëherë nga salla pasi bëri betimin, kurse aleatët Agron Duka dhe Dashamir Shehi nuk morën pjesë në votim, ndërkohë Vangjel Dule votoi por deklaroi se ka votuar kundër.

I njëjti skenar ndodhi edhe katër vjet më parë kur Gramoz Ruçi u zgjodh kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Ai mori me 80 vota pro, 40 kundër dhe një abstenim, ndërsa 19 deputetë të LSI nuk morën pjesë në votim. Ruçi mori 74 votat e PS, 3 të PDIU, një të PSD, Tom Doshi dhe 2 vota nga PD. 

Të fundit