Flash News

KRYESORE

Rrogozhina zgjedh sot kryebashkiakun e ri, të burgosurit nuk votojnë

Rrogozhina zgjedh sot  kryebashkiakun  e ri, të burgosurit nuk

Qytetarët e Rrogozhinës do t'i drejtohen edhe një herë qendra të votimit  për të zgjedhur kryebashkiakun e ri.

32 mijë e 826 qytetarë kanë të drejtën të zgjedhin mes kandidatit socialist Edison Memolla dhe të "Bashkë Fitojmë", Shkëlqim Hoxha.

Shpresat për këtë të fundit janë shtuar, pasi në këto zgjedhje nuk do të votojnë të burgosurit, që në zgjedhjet e fundit vulosën fitoren e Edison Memollës.

Por ende pa  nisur mirë procesi janë shfaqur problematikat e para. Fillimisht ka problematika në 2 qendra votimi, ku nuk ka nisur ende procesi i votimit pasi komisionerët kanë shkuar me vonesë, por aktualisht janë rregulluar. Në qendrat e votimit do të ketë një kuti votimi dhe zgjedhësit do të votojnë vetëm në një fletë, ndryshe nga 14 maji.

Në zgjedhjet e 14 majit, në Rrogozhinë morën pjesë në votime rreth 11 mijë votues, por me ankesë të koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Kolegji Zgjedhor vendosi të shpallë të pavlefshme zgjedhjet pas një sërë shkeljesh. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vendosi këtë datë për mbajtjen e zgjedhjeve, pasi Kolegji Zgjedhor pranoi ripërsëritjen e tyre.

Të fundit