Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rrugë me gropa, makina luksoze dhe mikpritja: 6 mësime nga udhëtimi në Shqipëri

Nga Teseo La Marca, Welt
Katër orë në një rrugë me gropa që duken si kratere nga granatat. Asfalt ose është i pabarabartë, ose nuk ka fare. Gurë dhe degë që përplasen kërcënueshëm mbi karroceri. Tundimi për të hequr dorë dhe për t’u kthyer mbrapsht është i madh. Dhe pastaj papritur: asfalt superthithës i gjeneratës më të re, i shtruar dhe i shënuar në mënyrë perfekte. Marr frymë thellë dhe shtyp pedalin e gazit.
Asnjë makinë tjetër nuk ka arritur deri këtu, kemi gjithë autostradën vetëm për vete. A është kjo një dhuratë nga qielli? Apo thjesht vepër e ndonjë nëpunësi të korruptuar që ka zhdukur ndonjë fond? Pas disa minutash vjen përgjigjja: autostrada përfundon papritur dhe pa asnjë paralajmërim në një shteg të paasfaltuar, i ndërprerë nga dhjetëra kanione të vegjël që i ka krijuar shiu i fundit i rrëmbyeshëm. Arrijmë të bëjmë frenim emergjent fiks në kohë.
Gropa në rrugë dhe një rrugë shtetërore e regjistruar gabimisht në Google Maps: këto gjëra duhet të marrësh në konsideratë nëse nisesh për një udhëtim rrugor në Shqipëri. Megjithatë, ia vlen të eksplorosh këtë shtet të vogël ballkanik me makinë, që nuk është as sa madhësia e Brandenburgut. Një vend xhuxh, por që ofron gjithçka: nga plazhet me rërë në Adriatik deri te malet e larta alpine, nga kisha ortodokse te xhamitë osmane.
Një makinë me qira mund ta marrësh në Shqipëri lehtë dhe relativisht lirë. Për më tepër, shumë shqiptarë që punojnë në hotele dhe lokale flasin gjermanisht, italisht apo anglisht. Kush është i gatshëm të përballet me trafikun kaotik të qyteteve si Tirana apo Durrësi dhe me rrugët me gropa në zonat rurale, do të shpërblehet me zemërgjerësi: me fshatra piktoreske, brigje të thepisura marramendëse dhe pamje mahnitëse të Rivierës Shqiptare. Gjatë rrugës, ka pafundësisht mundësi për të zgjeruar horizontin.
Mësimi 1: Mos u mbështet te Google Maps
Rrugët e këqija të Shqipërisë nuk vijnë krejt nga hiçi. Vendi ka një histori të trazuar dhe pjesërisht tragjike në të kaluarën e afërt. Kur diktatura staliniste e Enver Hoxhës u shemb në vitin 1990, vendi mesdhetar u zhyt në një kaos pothuajse si i një lufte civile, nga i cili u rimëkëmb ngadalë.
Sot, Shqipëria është një shtet kandidat për në BE, ku përparimi i vrullshëm përplaset pa kompromis me kushte paraindustriale. Kështu ndodh që rrugë të asfaltuara mirë ende nuk ekzistojnë në Google Maps, ndërsa, nga ana tjetër, shtigje mushkash ndonjëherë janë shënuar si autostrada. Megjithatë, turizmi është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Edhe pse marketingu profesional i destinacioneve është ende në ndërtim e sipër, vendi është shndërruar – falë fjalës së mirë që përhapet gojë më gojë – në një këshillë pushimi që nuk është më aq sekret. Përveç peizazhit, udhëtarët entuziazmohen nga çmimet e lira dhe mikpritja thuajse pa kufij e shqiptarëve.
Kështu ia bëra tërheqës destinacionin e udhëtimit edhe gruas sime. Me traget për ne rruga fillon nga Italia, përtej Adriatikut, drejt Durrësit; atje marrim me qira një makinë dhe duam të eksplorojmë jugun e vendit. Destinacioni i parë është Berati, një qytet me arkitekturë osmane, pastaj rruga na çon përgjatë Vjosës (lumi i fundit i madh i egër në Evropë) deri te burimet termale në Përmet. Prej andej mbeten vetëm disa qafa malore për të mbërritur te bregu i thepisur i Rivierës Shqiptare me plazhet e saj të gjata.
Për të ecur përpara, nuk duhet të mbështetesh vetëm te hartat digjitale, por herë pas here edhe te këshilla e vendasve.
Mësimi 2: Makina e shtrenjtë – temë e ndjeshme
Mjeti ynë për udhëtim është një Citroën C1 i vogël, i kuq. Me të bie paksa në sy në qytetet shqiptare – si një i varfër. Në rrugën drejt Beratit të dalin përpara thuajse vetëm SUV luksozë të lëmuar. Markat gjermane si Mercedes, BMË dhe Audi janë veçanërisht të pëlqyera. Ndërsa në fshat has ende shumë “kazanë” të vjetër.
Makina e bosëve krijojnë një kontrast të çuditshëm me fasadat e rrënuara të shtëpive që qëndrojnë të shpërndara nëpër peizazh. Shqipëria, me një prodhim të brendshëm bruto për frymë rreth 10.000 dollarë amerikanë, është ndër vendet më të varfra të Evropës; 4,5 përqind e popullsisë është e kequshqyer, ndërsa shumë shtëpi mbeten skelete të papërfunduara për mungesë parash. Nga vjen, pra, kjo “begati makinash”?
Kush mund ta dijë më mirë sesa ata që xhirojnë me këto makina luksoze rreth e rrotull? Nga një BMË X5 i bardhë para nesh zbresin tre të rinj me shpatulla të gjera dhe nofulla të forta. Shoferi nuk e merr me humor pyetjen time disi të turpshme:
“Shiko rrugët. Duhet të kesh makina të mëdha e të forta.”
Një argument bindës. Dhe duke parë shtatin e tyre e shikimet e ashpra, pyetje të tjera nuk kishin më vend.
Mësimi 3: Mos ofro autostop natën
Është mbrëmje, jemi afër Beratit dhe e kuptojmë se ka njerëz për të cilët rrugët e këqija ndoshta janë edhe një përparësi. Sa më shumë errësohet, aq më shumë shfaqen ata në dritën e fenerëve. Të përkulur e të vetmuar ecin përgjatë rrugës – ndonjëherë gra, por më së shumti burra të moshuar, të tharë nga jeta. Nga vijnë dhe ku shkojnë, nuk di ta shpjegojë as plaku pranë të cilit më në fund ndalojmë, për t’i ofruar një vend në makinë. Dikur edhe unë kam udhëtuar me autostop dhe e di se sa mirë bën kur të marrin disa kilometra rrugë me vete.
Na duhet pak kohë derisa në hartë të gjejmë një vend që tingëllon si fjala që plaku, me xhaketën e grisur, përsërit vazhdimisht. Një gisht i ngritur, një buzëqeshje – kështu funksionon komunikimi në raste të tilla. Që plaku nuk flet shumë, nuk është keq, sepse ka një erë të tmerrshme alkooli.
Në vendmbërritje, plaku falënderon. Sërish një re fryme që përzien birrën me verën. Pastaj ai tërheq e shtyn fort dorezën e derës, përpiqet kot ta hapë. Vetëm kur diçka kërcet, më kujtohet se duhet të jetë aktivizuar mbrojtja e fëmijëve. Dal jashtë dhe i hap derën plakut.
Ai falënderon edhe një herë, pastaj largohet duke çaluar shpejt. Në tapetin e këmbëve lë pas dorezën e këputur të derës. Lamtumirë, garanci e makinës me qira.
Mësimi 4: Enver Hoxha? Njeri i mirë
Tomori, mikpritësi ynë në Berat, e ka më mirë. “Janë ata krejt të varfrit që ende ecin më këmbë nga një fshat në tjetrin,” na thotë ai, “njerëz të moshuar si unë, me pension rreth 200 euro në muaj.” Fati i tij është që ka një shtëpi të hijshme në qendrën historike të Beratit. Sot aty jep dhoma me qira për turistë. Me ato para ka blerë një biçikletë dhe i ka financuar djalit studimet në Tiranë.
“Edhe unë do të kisha dashur të udhëtoja gjatë jetës sime,” thotë Tomori nga tarraca e tij me pamje nga qendra e Beratit. Për shkak të shtëpive karakteristike të bardha me shumë dritare të vendosura simetrikisht, Berati quhet edhe “Qyteti i një mijë dritareve.”
Tomori do të kishte dashur të shihte Italinë, ose SHBA-të, shton ai. Por për shkak të kostove kjo ishte e pamundur. Dikur, nën diktaturën e Enver Hoxhës, ishte radioja ajo që ia ushqente kureshtjen për botën e madhe. Në fshehtësi, në dhomën e tij, dëgjonte stacionet italiane; i donte shumë këngët e Adriano Celentano-s dhe Caterina Caselli-t.
Ai flet rrjedhshëm italisht. “Por atëherë ruhesha që askush të mos e kuptonte,” tregon Tomori. Po të kishin marrë vesh njerëzit e gabuar që ai dëgjonte radio italiane, do ta kishin arrestuar si spiun.
Megjithatë, Enver Hoxhën, diktatorin paranojak të asaj kohe, ai prapë e quan njeri të mirë. Në socializëm, të paktën secili kishte një jetë të siguruar; djali i tij nuk do të ishte dashur të largohej. As drogë e as kriminalitet nuk kishte atëherë.
Sot, përkundrazi, këto janë. Prandaj për Tomorin edhe puna me makinat e bosëve është e qartë: “Të gjithë këta djem të rinj me fuoristrada të shtrenjta – ç’mendoni ju, nga e kanë gjithë këtë para? Të gjithë flenë me armën nën jastëk.” Për të, biçikleta mbetet më e dashur.
Mësimi 5: Edhe makinat e vjetra vlejnë si simbole statusi
Nga Berati udhëtimi vazhdon drejt maleve të egra të Përmetit, ku këmbët e lodhura nga udhëtimi i gjatë çlodhen sërish në ujin termal të burimeve të Bënjës, me temperaturë 25 deri në 30 gradë. Në sfond qëndron ura prej guri me harqe e Urës së Katiut nga shekulli XVIII, që të jep ndjesinë e një udhëtimi në kohë.
Shpejt malet e ashpra zëvendësohen nga kodrat bukolike. Rruga nga Përmeti deri në Adriatik kalon pranë tufave të deleve dhe mureve të vjetra prej guri. Interesante është se, sa më thellë futesh në provincën shqiptare, aq më pak shihen fuoristrada. Dhe megjithatë, këtu do të duhej të ishin më të nevojshëm. Në vend të tyre, has njerëz mbi gomerë ose mbi traktorë të vjetër që kollotisin e tymosin.
Nëse pyet njerëzit e thjeshtë këtu, secili ka teorinë e vet për prejardhjen e makinave luksoze. Disa, si Tomori, e lidhin me tregtinë e drogës; të tjerë flasin për korrupsion. Dhe ai, thonë, e ka qendrën larg, në kryeqytet.
E vetmja gjë e padiskutueshme është se makinat në shoqërinë shqiptare kanë një rëndësi të jashtëzakonshme. Edhe kush vozit një Mercedes-Benz të vjetër e të gërvishtur, e mban atë gjithnjë të shndritshëm. Thuajse në çdo oborr, në çdo parking gjenden lavazhe të vegjël.
Një pronar i një lavazhi të tillë e shpjegon kështu dashurinë e shqiptarëve për makinën: “Një veturë është për shumë shqiptarë pasuria më e rëndësishme. Ata punojnë jashtë, jetojnë herë këtu, herë atje. Shtëpia mbetet dytësore, makina bëhet edhe më e rëndësishme.” Dhe kjo është e kuptueshme: Shqipëria është një vend tipik emigracioni – dërgesat e shqiptarëve të diasporës drejt atdheut janë të pazëvendësueshme për ekonominë. Në një vend ku jeta e mirë ka varur prej dekadash nga sa i lëvizshëm je, automobili merr pashmangshëm një kuptim të veçantë.
Mësimi 6: Ki besim te mikpritja
Në fund të udhëtimit tonë rrugor na ndodh megjithatë të hasim në një kontroll policie. Është pasdite vonë dhe dritat tona nuk ishin ndezur. “Your driving license”, thotë polici nga dritarja e hapur, kur kupton që unë nuk flas shqip. Më kap ankthi. Patentën time italiane e kisha humbur pak para këtij udhëtimi, ndaj kam vetëm një leje të përkohshme drejtimi italiane, që këtu nuk ka asnjë vlefshmëri. Polici më shikon me vëmendje. “Tourist?” Pyet. Unë tund kokën. “You can go.”
Ja ku ishte sërish ajo mikpritje legjendare shqiptare. Edhe këtë herë na shpëtoi. Për të, për peizazhin dhe për kuzhinën e nënvlerësuar shqiptare ia ka vlejtur pa dyshim ky udhëtim.
Megjithatë, policia nuk i kursen vetëm turistët. Pavarësisht kontrolleve të shpeshta në rrugë, nuk pamë asnjë fuoristradë të ndaluar; gjithmonë ishin makinat e vogla si e jona. Dhe nuk është për t’ua marrë për keq. Unë, si turist i paditur, mund të bëja pyetje naive e prapë pronarët e fuoristradave të më linin rehat – këtë e kërkon mikpritja shqiptare. Por për policët vendas nuk do të ishte kaq e lehtë të dilnin pa pasoja.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38