Flash News

KRYESORE

Sakrificë e Ramës? Balluku në 'gijotinë', por kush do e paguajë faturën e fundit?

Sakrificë e Ramës? Balluku në 'gijotinë', por kush

Vizita e papritur e Belinda Ballukut në zyrën e kryeministrit Edi Rama, në ditën kur Gjykata Kushtetuese po përgatiste një vendim delikat që lidhej drejtpërdrejt me të, nuk ishte një takim rutinë pune.

Ishte një lëvizje me simbolikë të fortë, e zhvilluar në një moment kur ora politike po numëronte minuta dhe jo ditë.

Sakrificë e Ramës? Balluku në 'gijotinë', por kush

Vendimi i Kushtetueses u dha pas afro 10 orësh pritjeje,  një kohë e gjatë, që vetëm sa rriti dyshimet se presioni politik dhe institucional kishte arritur kulmin.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë rrëzuar ankimimin e kryeministrit Edi Rama për masën e sigurisë të vendosur ndaj zëvendës kryeministres, duke lënë në fuqi pezullimin e saj.

Trupa e përbërë prej 8 anëtarësh e Kushtetueses ka votuar 4 me 4, duke mos pasur  një kuorum të nevojshëm të votave për vendimarrje pro ose kundër e për rrjedhojë kërkesa e qeverisë është rrëzuar.

Në këtë sfond, takimi Balluku–Rama merr peshën e një takimi të fundit, ose të paktën të një takimi sqarues para një faze të re.

Rama kompromis me Ballukun?

Sakrificë e Ramës? Balluku në 'gijotinë', por kush

Nëse presioni institucional dhe ai ndërkombëtar rritet, Edi Rama mund të zgjedhë strategjinë klasike të pushtetit: të sakrifikojë një figurë të fortë për të ruajtur kontrollin e lojës dhe për t’i dhënë publikut përshtypjen se drejtësia po funksionon pa ndërhyrje.

Por a është Rama i gatshëm ta lëshojë kaq lehtë Belinda Ballukun?

Balluku nuk është një figurë periferike e qeverisë. Ajo është numri dy i saj, një prej njerëzve që ka përqendruar më shumë pushtet se kushdo tjetër në vite, duke pasur në dorë sektorë strategjikë si energjia, infrastruktura dhe investimet publike. Një figurë e tillë nuk ndërtohet rastësisht dhe as nuk braktiset pa kosto.

Kjo ngre një tjetër hije dyshimi: a po asistojmë vërtet në një sakrificë reale politike, apo në një skenar të kontrolluar, një “hi syve” për opinionin publik dhe për ndërkombëtarët, në mënyrë që të krijohet iluzioni i ndarjes mes pushtetit dhe drejtësisë?

Në politikë, shpeshherë sakrificat publike shërbejnë për të fshehur marrëveshje të padukshme. Dhe ndonjëherë, ajo që duket si lëshim, është thjesht një lëvizje për të fituar kohë ndërsa kartat e vërteta mbahen ende në mëngë.

Por a mund ta “bëjë kurban” Balluku Ramën?

Nëse loja shkon drejt përplasjes, pyetja që shtrohet është: a do të pranojë Balluku të bjerë e vetme, apo do të tërheqë fijet që çojnë më lart?

Syri i ndërkombëtarëve

Presioni ndërkombëtar mbi Edi Ramën po rritet. Të hënën, kryeministri i Shqipërisë do të udhëtojë drejt Brukselit për t'u takuar me presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa.

 Takimi i beftë dhe i palajmëruar vjen në kontekstin e zhvillimeve të fundit në Shqipëri, veçanërisht ngërçit institucional të krijuar pas hetimit të SPAK ndaj Belinda Ballukut dhe refuzimit të mazhorancës për të dhënë autorizimin për arrestimin e saj.

Sakrificë e Ramës? Balluku në 'gijotinë', por kush

Qëndrimi i mazhorancës për arrestimin apo jo të zv.kryeministres do të ketë pasoja për integrimin.

Në datën 30 janar, në ndërtesën Justus Lipsius në Bruksel, është mbajtur një mbledhje e Grupit të Punës për Zgjerimin dhe vendet që negociojnë anëtarësimin në BE, një forum teknik i Këshillit të BE-së. Në këtë tryezë të mbyllur, sipas mediave, është diskutuar edhe situata në Shqipëri, konkretisht ngërçi institucional i krijuar pas hetimit të SPAK ndaj Ballukut dhe refuzimit të Kuvendit për të dhënë autorizim për arrestimin e saj.

Diplomatët europianë kanë shprehur shqetësim se qeveria Rama po ndërmerr një kthesë të rrezikshme në raport me drejtësinë e re, duke minuar partneritetin e ndërtuar ndër vite me SPAK-un, institucion që ka gëzuar mbështetje të fortë ndërkombëtare. Lëvizjet e mazhorancës janë lexuar në Bruksel si shenjë e ndërhyrjes politike në një çështje simbol të luftës kundër korrupsionit.

Pas këtyre diskutimeve, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, sipas Lapsi.al, ka kontaktuar personalisht Ramën për ta informuar mbi klimën e rënduar dhe qëndrimet kritike të vendeve kyçe si Gjermania, Holanda dhe Franca, veçanërisht për faktin se Balluku, ndonëse e pandehur dhe e implikuar në përgjime, vazhdon të mbahet në detyrë.

Për çfarë akuzohet Balluku?

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, atë të Tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese. Më 31 tetor 2025 zëvendëskryeministrja Balluku është marrë e pandehur me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera në tunelin e Llogarasë./POLITIKO.AL

Të fundit