Flash News

KRYESORE

Samiti i liderëve të BE-së në Tiranë, firmoset marrëveshja për "Roaming"

Samiti i liderëve të BE-së në Tiranë, firmoset

Nën masa të rrepta sigurie është firmosur marrëveshja për tarifat për "Roaming" në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve, ndërkohë liderët europianë janë drejtuar më pas për t`u bashkuar me pjesën tjetër të liderv për të vijuar me programin e ditës. Kujtojmë se pjesë e këtij Samiti është edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili disa ditë më parë mohoi që do të jetë i pranishëm, për të konfirmuar vetëm ditën e djeshme pjesëmarrjen e tij.

Kujtojmë që vetëm pak më parë, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel tha për mediat vendase dhe të huaja se se mbajtja e samitit të BE në Tiranë është një takim i rëndësishëm simbolik dhe tregon angazhimin e tyre për të forcuar bashkëpunimin me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Do të jetë një takim i rëndësishëm simbolik, hera e parë që e mbajnë samitin këtu. E ardhmja e fëmijëve tanë do jetë më e sigurt me Ballkanin Perëndimor në BE, do nënshkruajmë marrëveshje për tarifat roaming. Ky është hap i rëndësishëm, Gjithashtu edhe mbështetja për Ballkanin Perëndimor për krizën energjetike, tregon angazhimin tonë për të forcuar bashkëpunimin me rajonin. Është një moment i rëndësishëm. Kjo është një etapë konkrete e afrimit me rajonin”, tha Charles Michel.

 

 

Të fundit