Flash News

NDËRKOMBËTARE

ShBA/ Presidenti Trump përfundon trajtimin për Covid-19, gati t’i rikthehet angazhimeve publike

ShBA/ Presidenti Trump përfundon trajtimin për Covid-19, gati

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka përfunduar periudhën e tij të trajtimit për Covid-19 dhe mund t’i kthehet angazhimeve publike që këtë fundjavë, ka thënë mjeku i tij, dr. Sean Conley.

Ai tha se presidenti ishte përgjigjur "jashtëzakonisht mirë" ndaj mjekimit dhe ishte "në një gjendje të qëndrueshme”. 

 Trump tha se ai ndoshta do kryente edhe një tjetër testim për të parë nëse ishte shëruar tërësisht nga Covid-i dhe shpresonte se do të mbante një tubim gjatë fundjavës. Presidenti më herët u tërhoq nga debati televiziv të enjten e ardhshme me rivalin demokrat Joe Biden. Ai tha se "nuk do ta humbte kohën në një debat virtual" pasi organizatorët vendosën ta zhvillonin on-line sepse Trump rezultoi pozitiv me koronavirus.

Ndërkohë, Kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi, demokratja më e fuqishme në Uashington, tha se pyetjet serioze në lidhje me shëndetin e Trump ishin ende pa përgjigje. Ajo tha se kishte në plan të prezantonte legjislacionin ditën e sotme për të krijuar një komision që të vlerësojë aftësinë e presidentit për zyrën dhe "të ndihmojë në sigurimin e një lidershipi efektiv dhe të pandërprerë".

 Komisioni do të ngrihet nën Amendamentin e 25-të, i cili përshkruan se si një president mund të hiqet nga pushteti nëse ata konsiderohen të paaftë për të kryer detyrat e zyrës.

Presidenti  Trump nga ana tjetër iu përgjigj njoftimit në twitter, duke e quajtur zonjën Pelosi "të çmendur".

Cilat janë të rejat më të fundit në lidhje me shëndetin e Trump?

Dr. Conley, mjeku i Donald Trump, tha se Trump nuk po shfaqte shenja të përparimit të sëmundjes dhe parashikonte se Trump mund t’i kthehet angazhimeve  publike që këtë fundjavë.

Të fundit