Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shell braktis Shpiragun/ Propaganda e dyshes Rama-Balluku me rezervat e naftës

Kompania holandeze “Shell” ka vendosur të tërhiqet nga Shqipëria, duke pezulluar kërkimet për nxjerrjen e naftës në Shpirag, një ëndërr që duket se kryeministri nuk e bëri dot realitet. Përpos dështimit, kompania largohet me 1.1 miliardë euro humbje për operacionet që kanë kryer në kërkim të naftës.
Rama ka deklaruar shpesh me bujë se zbulimi i naftës në Shpirag, do ta bënte Shqipërinë një vend të pasur, duke pohuar se rezervat e naftës në Shpirag janë të së njëjtës cilësi me atë të Arabisë Saudite.
“Nafta e zbuluar është e cilësisë më të lartë. Është hera e parë që kjo ndodh në vendin tonë sepse burimet e naftës që janë zbuluar në të shkuarën dhe që janë shfrytëzuar dhe shfrytëzohen akoma siç është për shembull, Patos – Marinza, janë burime të një nafte të rëndë që si e tillë përdoret për bitum, solar, por nuk është një naftë që mund të hyjë në konsumin e automjeteve dhe vlera e saj është shumë modeste. Ndërkohë që sipas analizave të bëra bën laboratorin e Holandës, nafta e zbuluar në zonën e Shpiragut është një naftë e të njëjtës cilësi me naftën premium të Arabisë Saudite”, ka deklaruar Rama.
Prej vitesh, kryeministri e ka shitur naftën e Shpiragut si një arritje historike, një mundësi të shtyrë më tej zhvillimin e ekonomisë, gjë që rezultoi një dështim.
Deklarata të tilla Rama i ka nisur nga viti 2014, për të vijuar më pas në vitin 2016, 2019, 2022 e deri në 2023-shin.
Historia me naftën e Shpiragut
Në zonën e Shpiragut kërkimet për naftë nisën në fund të viteve '80-të, por mungesa e financimeve nuk lejoi që prodhimi të rritëj në vijim.
Për herë të parë, nafta u zbulua në vitin 2001 nga kompania Oçidental Petroleum, në pusin e quajtur Shpirag 1 me thellësi 5055 m. Por, përpos gjetjes së naftës, kompania ndërpreu operacionet pasi e konsideroi pa leverdi zonën.
Dymbëdhjetë vjet më vonë, në vitin 2013, një kompani e quajtur Petromanas, shpoi një pus të dytë si dhe bëri teste. Pusi i dytë ishte 5547 metra i thellë dhe nafta e gjetur ishte “e lehtë” pra naftë cilësore, e cila merr çmim më të lartë në tregun ndërkombëtar. Që nga ajo kohë, Shell, e cila bleu interesat e Manas në këtë projekt, ka shpuar edhe puset 3, 4 dhe 5.
‘Show’ i Ramës dhe Ballukut
Në gusht të vitit të shkuar, në pikun e verës së nxehtë, Rama dhe Balluku dolën në një konferencë për mediat nga Shpiragu, për të treguar punimet që po bëheshin nga Shell në puset e naftës.
Balluku deklaroi se deri në Janar të këtij viti, do të kishim një rezultat publik nga kompania.
“Në tetor të këtij viti (2023) e deri në fund të Dhjetorit, ose maksimumi në fillim të janarit 2024, kompania Shell do të kryejë testimet për nxjerrjen e naftës së Shpiragut në sipërfaqe. Në janar do të kemi një rezultat publik, që vetë kompania Shell do ta deklarojë”, deklaroi Balluku.
Deklarata e Ballukut u pasua nga shefi i saj, i cili foli me krenari për një plan masiv investimi që do ta nxirrnin naftën e Shpiragut jo vetëm në tregun vendas, por edhe në atë botëror.
“Po përgatitet edhe plani masiv i investimit sepse gjithë ajo rezervë duhet pastaj të hyjë në infrastrukturën përkatëse dhe për ta nxjerrë atë në tregun vendas dhe botëror. Nafta e zbuluar është e cilësisë më të lartë, është hera e parë që kjo ndodh në vendin tonë sepse burimet e tjera janë të një nafte të rëndë që përdoret për bitum, solar, por nuk është naftë që mund të hyjë në konsumin e automjeteve”, tha asokohe Rama.
Por, siç duket, konferenca e dyshes Rama-Balluku nuk ishte asgjë më shumë se një “shoë” që në pikun e vapës kërkonte me doemos t’i bënte më shumë ‘fresk’ propagandës, se sa të ngjallte lumturi te shqiptarët që sipas kryeministrit, tani duhej të ishin të pasur nga zbulimi i naftës.
Rama në 2016
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook deklaroi asokohe se rezerva e naftës dhe gazit është e cilësisë më të mirë në tregun botëror të naftës, kompania prestigjioze SHELL ka sjellë në Shqipëri, sondën më të fuqishme të teknologjisë (vetëm sonda kushton 72 milionë euro) për të nisur punimet për hapjen e puseve.
Rama në 2017
Me anë të një postimi në Twitter Kryeministri Rama njoftoi lajmin se kompania SHELL është afër zbulimit të rezervave të mëdha të naftës e gazit në Shpirag.
“Një lajm tejet inkurajues nga takimi me kompaninë SHELL? Edhe pak javë na ndajnë nga prova e të vërtetës së Shpiragut, ku të gjitha të dhënat flasin për një rezervë të madhe gazi e nafte? Nëse prova del me sukses, impakti në ekonomi do jetë i konsiderueshëm duke nisur nga 2020?”, shkruan Kryeministri.
Kështu që njësoj si vitin e kaluar, njësoj si edhe dy vite më parë, apo dhe 10 vite lajmet me naftë të qeverisë janë për të mbush propagandën.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
