Flash News

KRYESORE

Shpërblime pa fre, qeveria hap thesin në prag të zgjedhjeve

Shpërblime pa fre, qeveria hap thesin në prag të zgjedhjeve

Në prag të vitit zgjedhor, siç është 2025-a, qeveria hapi thesin e shpërblimeve për disa kategori të shoqërisë.

Kështu, nga 1 janari i vitit 2025, pensionistët e Tiranës do të udhëtojnë falas në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit, ndërsa do të jetë Bashkia e Tiranës ajo që do të subvencionojë abonetë e tyre.

Shpërblime pa fre, qeveria hap thesin në prag të zgjedhjeve

Po ashtu, një kategori tjetër që përfitoi në prag të zgjedhjeve janë familjet në Kombinat të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Janë 63 familje në Kombinat të cilët kanë gati apartamentet e tyre të reja, pasi bashkia organizoi pranë ambienteve të shkollës “Lasgush Poradeci” shortin publik për përzgjedhjen e njësive të reja të banimit dhe tregtimit, në pallatet e ndërtuara në lagjen e re Kombinat, për sistemimin e subjekteve përfituese nga programet e rindërtimit dhe përfituesit e shpronësimit me shkëmbim.

Shpërblime pa fre, qeveria hap thesin në prag të zgjedhjeve

Bashkia e Tiranës ka nisur shpërndarjen e shpërblimeve me rastin e festave të fundvitit edhe për 4635 punonjës. 

Shpërblime pa fre, qeveria hap thesin në prag të zgjedhjeve

Gjithashtu, Këshilli i ministrave miratoi legalizimin dhe kompensimin e ndërtimeve për 476 pronarë të rinj në 7 qytete të vendit. Në gazeta tashmë janë publikuar edhe emrat e pronarëve të cilët përfitojnë nga procesi i kompensimit.

Shpërblime pa fre, qeveria hap thesin në prag të zgjedhjeve

Përpos shpërblimeve pa fre, vëmendja e qeverisë ndaj këtyre shtresave sipas ekspertëve fsheh qëllime përfituese për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

 

Të fundit