Flash News

KRYESORE

Shpikja e Ramës: Deputetët do pijnë kafe, 'fëmijët' e Diellës do votojnë ligjet

Shpikja e Ramës: Deputetët do pijnë kafe,

Nga Forumi Ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue”, Rama prezantoi një tjetër projekt me në qendër Diellën. Por, kësaj here nuk bëhej fjalë vetëm për disa “deputetë AI”.

Rama foli për “83 fëmijë” të Diellës, ose të ashtuquajturit asistentë deputetësh, që sipas tij do të zëvendësojnë të zgjedhurit nga populli në Parlament, kurdo që të lipset nevoja.

“Ndaj për herë të parë Diella është shtatzëne dhe pret 83 fëmijë, secili do të jetë për çdo anëtar të parlamentit tonë dhe do të shërbejë si asistent për ta që do të marrin pjesë në seancat parlamentare, dhe do të mbajë shënim për çdo gjë që ndodh dhe do të sygjerojnë anëtaret e parlamentit. Këto fëmijë do të kenë dijen e nënës së tyre.

Përshembull nëse shkon për kafe dhe harron të kthehen në punë, ky fëmijë do të thotë se çfarë është thënë kur nuk ke qenë në sallë, dhe do të thotë kë duhet të kundërsulmosh. Nëse do të më ftosh herën tjetër, do të keni 83 ekrane të tjera për fëmijët e Diellës”, tha Rama.

Pra, Rama do të krijojë 83 ‘robotë’ për të krijuar pozita më lehtësuese për të vetët. Shkurt, deputetët pijnë kafe, fëmijët e Diellës na votojnë ligjet.

Të fundit