Flash News

KRYESORE

‘Shtëpia e Lirisë’ fiton Shkodrën, mesazhi i parë i Bardh Spahisë si kryebashkiak: Vumë në piedestal forcën e votës së lirë

‘Shtëpia e Lirisë’ fiton Shkodrën, mesazhi i

Bardh Spahia, kandidat i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ është shpallur fitues i bashkisë së Shkodrës, në zgjedhjet e pjesshme të mbajtura dje në 6 bashki të vendit.

Në daljen e tij të parë pas fitores, Spahia tha se nga nesër do të jetë kryebashkiaku i të gjithë qytetarëve të Shkodrës. Po ashtu, ai shtoi se dera e bashkisë do të jetë e hapur edhe për ata demokratë që sipas tij humbën përkohësisht rrugën.

Falenderoj qytetarët dhe aleatët me të cilët bëmë këtë rrugëtim, për komisionerët dhe personat për garantimin e mostjetërsimin e vullnetit të qytetarëve, shtabin elektoral dhe rininë e jashtëzakonshme që i dhanë energji dhe frymë kësaj gare elektorale.

Ju garantoj se nga nesër do jem kryebashkiaku i të gjithë qytetarëve të Shkodrës. I falënderoj nga zemra. Thirrje kam edhe për ata demokratë që nuk më votuan mua, që ndoshta humbën rrugën për pak se dera jonë do jetë e hapur”, tha Spahia.  

I pyetur se cila do të jetë puna e tij e parë si kryebashkiak, Spahia tha se do zhvillojë një takim me qytetarët për të vlerësuar prioritetet.

Do komunikoj me qytetarët dhe do identifikoj prioritetet. Sot jemi që të vlerësojmë forcën e ndryshimit që garanton vota e lirë, jemi në ditën ku më shumë asnjëherë tjetër vumë në piedestal forcën e votës së lirë. Shkodra është fituese, demokratët e vërtetë janë fitues në të gjithë Shqipërinë”, tha ai.

Pas përfundimit të numërimit Bardh Spahia mori 20125 vota, kandidatja e PS Majlinda Angoni 18176, ndërsa kandidati i PD Xhemal Bushati mori 7739.



Të fundit