Flash News

KRYESORE

Si dosja Balluku po kthehet në testin më të rrezikshëm europian për Edi Ramën

Si dosja Balluku po kthehet në testin më të rrezikshëm

Me zhvillimet që kanë ndodhur kohët e fundit, a po shkojmë drejt ‘shuarjes’ së kryeminsitrit Edi Rama? A e ka kapur frika Ramën? A po ‘i vdes’ protagonizmi në skenat ndërkombëtare?

Si një personazh që nuk do humbiste  asnjë aktivitet që do e përdorte për të lartësuar figurën e tij dhe qeverisjen, Rama anuloi udhëtimin drejt Vlorës, ku u zhvillua forumi i dialogut “Edhe disa hapa akoma drejt BE”.

Si asnjëherë më parë, Rama la në hije gjithë aktivitetin ku merrnin pjesë figura kyçe europiane, përfshirë raportuesin e Parlamentit Europian për Shqipërinë Andreas Schieder dhe ambasadorë të vendeve të BE-së.

Sipas Lapsi.al, anulimi nuk ishte rastësor, duke shkruajtur se Rama është alarmuar nga zhvillime serioze në Bruksel, të lidhura drejtpërdrejt me hetimet e SPAK ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku dhe bllokimin politik të kërkesës për arrestimin e saj nga mazhoranca socialiste.

Në datën 30 janar, në ndërtesën Justus Lipsius në Bruksel, është mbajtur një mbledhje e Grupit të Punës për Zgjerimin dhe vendet që negociojnë anëtarësimin në BE, një forum teknik i Këshillit të BE-së. Në këtë tryezë të mbyllur, sipas burimeve që citon Lapsi.al, është diskutuar edhe situata në Shqipëri, konkretisht ngërçi institucional i krijuar pas hetimit të SPAK ndaj Ballukut dhe refuzimit të Kuvendit për të dhënë autorizim për arrestimin e saj.

Diplomatët europianë kanë shprehur shqetësim se qeveria Rama po ndërmerr një kthesë të rrezikshme në raport me drejtësinë e re, duke minuar partneritetin e ndërtuar ndër vite me SPAK-un, institucion që ka gëzuar mbështetje të fortë ndërkombëtare. Lëvizjet e mazhorancës janë lexuar në Bruksel si shenjë e ndërhyrjes politike në një çështje simbol të luftës kundër korrupsionit.

Pas këtyre diskutimeve, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, sipas Lapsi.al, ka kontaktuar personalisht Ramën për ta informuar mbi klimën e rënduar dhe qëndrimet kritike të vendeve kyçe si Gjermania, Holanda dhe Franca, veçanërisht për faktin se Balluku, ndonëse e pandehur dhe e implikuar në përgjime, vazhdon të mbahet në detyrë.

Paralelisht, një tjetër front presioni është hapur edhe në nivel më të lartë politik. Sipas Hashtag.al, më 29 janar 2026, Rama është informuar se grupi COELA, forumi i ministrave për Evropën të vendeve anëtare të BE-së, ka dalë me qëndrim zyrtar kritik ndaj Shqipërisë. Një burim i nivelit të lartë në Bashkimin Europian i tha Hashtag.al se iniciativa për ndëshkimin e Shqipërisë është nxitur nga Gjermania dhe mbështetur fuqimisht nga Austria, Holanda, Belgjika dhe vende të tjera.

Sipas të njëjtit burim, në COELA është diskutuar hapur mundësia e një vendimi të paprecedentë: zhbërja ose pezullimi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë, nëse qeveria Rama vijon të mbrojë imunitetin politik të Belinda Ballukut dhe të pengojë SPAK-un. Një ndëshkim që cilësohet si ekzemplar dhe i pari i këtij lloji për një vend kandidat.

Në thelb, mbrojtja e Ballukut nga Rama lidhet me pasoja më të mëdha politike për kryeministrin, ndërsa dosja e saj është kthyer në burim presioni të brendshëm dhe ndërkombëtar.

Të fundit