Flash News

KRYESORE

Si e kaloi natën e parë në burgun e 313-ës ish-ministri Saimir Tahiri, çfarë iu lejua në qeli

Si e kaloi natën e parë në burgun e 313-ës ish-ministri

Nata e mbrëmshme nuk ka qenë e lehtë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e dënoi pasditen e djeshme me 5 vite burgim, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 3 vite e 4 muaj.

Pas këtij vendimi, Tahiri ka pritur në sallën e gjyqit, për t’u transferuar në Drejtorinë e Policisë, prej u dërgua më pas drejt një burgu të sigurisë së zakonshme.

Sipas Balkan Web, Tahiri ndodhet në godinën nr.2 në burgun e 313 dhe mbrëmë gjatë natës ish-ministrit i janë lejuar në qeli vetëm cigare dhe rroba.

Betejën e ka nisur që në 2017, në kulmin e karrierës së tij kur kishte 4 vite ministër i Brendshëm, më jetëgjati në atë dikaster, por nuk e ka përfunduar ende, sepse avokatët e tij kanë deklaruar se do të bëjnë rekurs për dënimin e Tahirit me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre nga Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit.  

 

Të fundit