Flash News

KRYESORE

Si festohet Viti i Ri në botë: Traditat e rralla dhe të çuditshme që ndoshta nuk i keni dëgjuar

Si festohet Viti i Ri në botë: Traditat e rralla dhe të

Ndërsa mijëra qytete numërojnë sekondat e fundit drejt Vitit të Ri mes fishekzjarreve, shampanjës dhe muzikës, shumë vende të botës ruajnë zakone të çuditshme, të veçanta dhe shpesh surprizuese. Disa sjellin fat, disa largojnë energjitë e këqija, ndërsa të tjerat thjesht janë shndërruar në rituale të këndshme për breza me radhë.

Ja disa nga traditat më të rralla të festimit të ndërrimit të viteve që e bëjnë planetin tonë po aq të larmishëm sa edhe magjik.


1. Danimarka – hedhja e enëve të kuzhinës te dera e komshinjve

Si festohet Viti i Ri në botë: Traditat e rralla dhe të

Po, danezët i thyejnë pjatat… me qëllim! Tradita e vjetër thotë se sa më shumë pjata të thyera të gjesh te dera në mëngjesin e 1 janarit, aq më shumë miq dhe fat të mirë do të kesh gjatë vitit të ri.


2. Spanja – 12 kokrra rrush, një dëshirë për çdo goditje ore

Si festohet Viti i Ri në botë: Traditat e rralla dhe të

Në Spanjë, me 12 goditjet e orës para mesnatës, spanjollët hanë 12 kokrra rrush, një për çdo muaj të vitit.

Nëse i mbaron të gjitha brenda ritmit të kambanave , konsiderohesh me fat gjithë vitin.


3. Filipinet, rrethe, rrethe, rrethe!

Si festohet Viti i Ri në botë: Traditat e rralla dhe të

Në Filipine besojnë se forma rrethore sjell prosperitet. Për këtë arsye, në Vitin e Ri familjet veshin bluza me pika, mbajnë fruta të rrumbullakëta në shtëpi dhe madje edhe dhuratat pakohen në objekte me formë rrethore.


4. Brazili , veshja e bardha, det dhe kërcim mbi dallgë

Si festohet Viti i Ri në botë: Traditat e rralla dhe të

Në shumë zona të Brazilit, njerëzit veshin rroba të bardha për pastërti shpirtërore dhe shkojnë në plazh për t’i hedhur lule detit, si dhuratë për perëndeshën Yemanja. Pastaj hidhen mbi 7 dallgë, një rit për fat dhe dëshira të realizuara.


5. Irlandë, bukë të fortë për të larguar shpirtrat e këqij

Si festohet Viti i Ri në botë: Traditat e rralla dhe të

Një traditë e rrallë irlandeze është goditja e mureve të shtëpisë me një bukë të fortë. Besohet se kjo largon fatkeqësitë dhe hap derën për mbarësi.


6. Itali,  hedhja e sendeve të vjetra nga dritarja

Veçanërisht në Napoli, është traditë që në ndërrim të viteve të hidhen nga dritarja sende të vjetra që nuk duhen më, nga skuqëset e derisa te mobiliet e vogla. Ideja është të largosh çdo energji të keqe për të nisur vitin i “pastër”.


7. Kolumbia , valixhe bosh për një vit plot udhëtime

Kolumbianët që duan aventura marrin një valixhe bosh dhe ecin një xhiro rreth lagjes menjëherë pas mesnatës. Sa më shpejt të ecësh, thuhet, aq më shumë udhëtime të presin.


8. Greqia, qepa dhe melodia e fatit

Si festohet Viti i Ri në botë: Traditat e rralla dhe të

Greket zakonisht varin një qepë të madhe te dera e shtëpisë. Në mëngjes, prindërit i zgjojnë fëmijët duke i goditur lehtë me qepë në kokë , një simbol i rritjes, rigjallërimit dhe fillimit të ri.


9. Japoni, 108 goditje kambane

Si festohet Viti i Ri në botë: Traditat e rralla dhe të

Në tempujt budistë japonezë, kambanat bien 108 herë natën e 31 dhjetorit.

Çdo goditje simbolizon largimin e një prej 108 tundimeve dhe mëkateve njerëzore, në mënyrë që viti i ri të nisë i pastruar shpirtërisht.


10. Gjermania, ‘Bleigießen’: fall me metal të shkrirë

Tradita gjermane “Bleigießen” konsiston në shkrirjen e një cope metali dhe hedhjen e tij në ujë të ftohtë. Forma që merr më pas interpretohet si parashikim për vitin që vjen.


11. Skocia, “Hogmanay” dhe vizita e parë e vitit

Në Skoci, konsiderohet me shumë fat që personi i parë që hyn në shtëpi pas mesnatës të jetë burrë, të ketë flokë të errëta dhe të mbajë me vete një dhuratë të vogël, zakonisht një monedhë apo një bukë. Ky rit quhet “first-footing”.


12. Peru, ringu i boksit për zgjidhjen e konflikteve

Si festohet Viti i Ri në botë: Traditat e rralla dhe të

Në disa zona rurale të Perusë, komunitetet organizojnë një traditë të quajtur Takanakuy: njerëzit që kanë pasur konflikte gjatë vitit i zgjidhin “burrërisht” me një duel boksistësh  dhe pastaj puthen e përqafohen në festë.

 

Të fundit