Flash News

Kosova

Si festohet Viti i Ri në Kosovë; mes acarit e Covid-it dhe fshati Opajë që nuk feston kurrë

Si festohet Viti i Ri në Kosovë; mes acarit e Covid-it dhe fshati

-viti 2017

Si çdo vit komuna e Prishtinës vazhdoi traditën e organizimit që presin qytetarët në sheshin “Zahir Pajaziti”. Drejtori në Drejtorinë e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Besart Vllahinja tha se ndihej i nderuar dhe falenderues për numrin e lartë të pjesëmarrësve në shesh. Përveç kësaj Vllahinja uroi një vit me shumë sukses dhe mbarësi. Pas orës 12:00 u hodhën fishekzjarret.

Si festohet Viti i Ri në Kosovë; mes acarit e Covid-it dhe fshati

Si festohet Viti i Ri në Kosovë; mes acarit e Covid-it dhe fshati

-viti 2020

Sheshet e komunave në Kosovë u stolisën me rastin e festave të Vitit të Ri pavarësisht se nuk kishte asnjë organizim për pritjen e ndërrimit të viteve. Prishtina edhe pse e gjendur në rrezikshmëri për përhapjen e koronavirusit organizoi një festë. Për shkak të orës policore ata nuk mund të dilnin nga shtëpia pas orës 20:00, por festa ka vazhduar në shtëpi.

Si festohet Viti i Ri në Kosovë; mes acarit e Covid-it dhe fshati

-viti 2021

Qytetarët e Kosovës do ta presin Vitin e Ri nën masat kufizues kundër COVID-19. Pas ndërrimit të viteve qytetarët qëndruan në shtëpitë e tyre, për shkak të orës policore. MSH-ja deklaroi se nuk do të kishte përmirësim të masave, pasi ato duhet të respektohen.

Fshati që nuk e feston asnjëherë Vitin e Ri

Në fshatin Bresanë të Opojës, në rajonin më jugperëndimor të Kosovës, nuk festohet Viti i Ri. Banorët e këtij fshati deklarohen 100% të besimit islam dhe sipas fesë, siç thonë ata, Viti i Ri nuk preferohet të festohet.

Madje, në dyqanet e këtij fshati nuk mund të gjesh as alkool. Shitësit e dyqaneve deklarojnë se shitjen më të madhe e kanë për festën e Bajramit të Madh dhe atij të Vogël, si dhe për Vitin e Ri Mysliman.

Si festohet Viti i Ri në Kosovë; mes acarit e Covid-it dhe fshati

Të fundit