Flash News

KRYESORE

Si i shpëtoi trafikimit 17-vjeçari shqiptar, rrëfimi nga kampi i ‘ëndrrës’ së madhe

Si i shpëtoi trafikimit 17-vjeçari shqiptar, rrëfimi nga kampi  
Trafikimi i qenieve njerëzore vazhdon të jetë një ndër fenomenet më negative që ka shoqëruar tranzicionin e gjatë në Shqipëri pas vitit ’90.  
Përmasa edhe më shqetësuese merr ky fenomen kur bëhet fjalë për fëmijë e minorenë, të cilët lënë apo i detyrojnë t’i braktisin bankat e shkollës për të dalë në ‘rrugë të errëta’ brenda dhe jashtë vendit.   
Për ta kuptuar më mirë se si nis një histori e mundshme trafikimi, më poshtë sjellim dëshminë e një adoleshenti, i cili braktisi familjen dhe gjithçka kishte për të shkuar drejt Italisë.    
Fillimisht, kuptojmë se shpesh iniciator bëhet edhe vetë familja. Me miratimin e saj, adoleshenti i cili mbetet anonim, tregon se ka marrë rrugët e botës me qëllimin e vetëm të përfitojë letra italiane.  
Në intervistën e marrë përmes një bisede në ‘What’sApp’, 17-vjeçari na thotë nga kampi “Salesiani  Don Bosko” ku po qëndron prej disa muajsh se u nis drejt ‘ëndrrës’ së tij vetëm nga biseda mes shokësh, pa e ditur se në rrugën e gjatë që ndoqi ishte target për të rënë pre e trafikimit.  
Ai na rrëfen se si përfundoi në kamp dhe si janë ditët e tij në një ambient me rregulla strikte larg familjes e miqve në pritje të realizimit të ëndrrës së pazakonte për moshën e tij.  


  Biseda me 17-vjeçarin shqiptar 
 
Më tregoni pak për veten… 
Jam 17 vjeç. Momentalisht ndodhem në Itali, në kampin “Salesiani  Don Bosko”. Kam jetuar në Greqi dhe më pas kam ardhur këtu në Itali.  
Si shkuat atje? 
Si fillim kam ardhur në Shqipëri. Kam kaluar në rrugë tokësore me furgon nga Kosova, pastaj në Serbi,  Maqedoni , Sllovaki dhe në fund në Romë.  
Ishit vetëm apo i shoqëruar? 
Isha dhe me një shok.  
Gjatë kalimit në dogana, a nuk ju ndaluan t’ju pyesnit, sepse ju jeni në moshë minorene? 
Jo jo fare, Nuk kisha probleme. Më kërkuan vetëm pasaportën që e kisha me vete.  
Në Itali, ju priste dikush? 
Jo, jo. Kam vajtur direkt në polici.   
A e dije gjuhën?  
Jo nuk dija të flisja fare, tani kam filluar të komunikoj.  
Çfarë deklarove kur shkove në polici? 
U thashë që nuk kam familje.  Më pas më çuan në kamp.

Si i shpëtoi trafikimit 17-vjeçari shqiptar, rrëfimi nga kampi

Më trego pak si funksionon atje në kamp. Si është një ditë e jotja në kamp? 
Nga e hëna në të premte zgjohem në mëngjes se jam në shkollë këtu, kurse në fundjavë fle më gjatë. 

Tani për momentin po bej kurs kuzhine. Ushqimet janë shumë të mira, hamë kur të duam. Në qoftë se duam gatuajmë edhe vetë.  
Në orën 11:30 dorëzojmë telefonin, dhe e marrim në mëngjes kur na duhet.  

Si i shpëtoi trafikimit 17-vjeçari shqiptar, rrëfimi nga kampi
  
A ke ndonjë pasion që do të ndjekësh? 
Kam mekaniken.  
Të jepet mundesia në Itali që ta vazhdosh? 
Jo per momentin, sepse kampi nuk e ka këtë shkollë si mundësi.  
Si e priti familja këtë vendim për të ikur në Itali? 
Ju bë qejfi, sepse po ikja për një të ardhme më të mirë, që ti ndihmoja dhe ata.  
Ku e mësove procedurën e azilit dhe procesin per të përfituar letrat? 
Para 2 vitesh prej shokëve.  
A nuk kishit frike se mund te binit pre e një mashtrimi nga njerëz me qëllime jo te mira kur shkove ne Itali? 
Jo cfarë frike, se unë vetë erdha. 
Sa kohe duhet te qëndrosh ne kamp, qe te besh letra? 
Sa t ëmbush 18 vjec.  
Si ndihesh kur sheh moshataret e tu që shkojnë në shkollë dhe bëjnë jetë normale ne Shqipëri? 
Nuk e kam problem fare se cdonjeri ka fatin e tij, por fatmirësisht shoqërinë e kam në Itali.  
Cfare do besh kur te marresh letrat pas 1 viti? 
Do shkoj në Shqipëri dhe më pas të shikojmë. Nuk kam plane për momentin.  
Në atë kamp, a ka shumë shqiptarë? 
Ka dhe shqiptarë, por ka edhe rumun të gjithë nga 17 vjeç. 

Si i shpëtoi trafikimit 17-vjeçari shqiptar, rrëfimi nga kampi
 
Psikologia Peza: 17-vjeçari i ‘kërcënuar’ nga bullizmi i grupmoshës dhe episode depresive   
I riu i shpëtoi trafikimit, por si ndikon te një adoleshent qëndrimi larg familjes në një ambient me rregulla strikte për qëllime të tilla? 
Psikologia Anxhela Peza na shpjegon se një i ri mund të përballet me probleme të ndryshme në ambiente dhe rrethana të panjohura. 
Sipas Pezës, ai mund të vuajnë nga bullizmi i grupmoshës, ndjenja e vetmisë, çrregullimin e përshtatjes, episode depresive, ndoshta dhe përjetimin e formave të ankthit.  

Si i shpëtoi trafikimit 17-vjeçari shqiptar, rrëfimi nga kampi
“Prindërit janë të vetëdijshëm se cila është forma e pjekurisë së fëmijës së tyre në secilën moshë.  
Qoftë në fëmijëri, qoftë në adoleshencë. Nëse ata mendojnë që fëmija i tyre 17-vjeçar ka psikologjinë dhe emocionin e duhur për të përballuar situata të natyrës krejtësisht të re duke marrë parasysh të gjitha rreziqet, nuk mund të jemi kategorik. Sepse janë kujdestarët ligjorë të fëmijës.  
Në ambiente dhe rrethana të panjohura, mund të vuajnë nga bullizmi i grupmoshës, ndjenja e vetmisë, çrregullimin e përshtatjes, episode depresive, ndoshta dhe përjetimin e formave të ankthit. Modelet negative sjellore dhe ndoshta ngjarje traumatike në varësi të jetesës.  
Çdo gjë pozitive nga kampi mbetet për tu shijuar dhe vlerësuar. Aspektet negative i vlerësojnë prindërit e vëmendëshëm ndaj fëmijës, dhe interesit të një prindërimi të sukseshëm”, u shpreh Peza.  

Ndërtimi i hetimit 
E përditshmja italiane “Corriere Della Sera”, më 21 shtator 2021, ka publikuar një artikull që zbulon skemën e trafikimit të të miturve nga Shqipëria në qytetin e Torinos, Itali. 
Të miturit, përgjithësisht të moshës 14-17 vjeç, të cilët vinin nga Shqipëria, detyroheshin të deklaronin se ishin braktisur dhe se nuk kishin askënd në territorin italian. 
Këta të fundit merreshin më pas përsipër nga shërbimet e ndihmës së Bashkisë të Torinos – derisa të mbushnin moshën madhore. 
Skema e mashtrimit është zbuluar nga Policia Bashkiake e Torinos, në bashkëpunim me policinë hekurudhore, sqaron “Corriere”. 
Gjashtëdhjetë persona janë raportuar për krimet e mashtrimit të rëndë në dëm të administratës publike. 
Të miturit mbërrijnë në Itali me anije, aeroplan ose autobus, të shoqëruar përgjithësisht nga një prind. 
Në Torino, ata priten nga të afërm ose miq, të cilët i shoqëronin pranë një zyre policie ose, në raste të rralla, në zyrën bashkiake të të miturve të huaj, duke i lënë më pas vetëm. 
Të miturit përfshiheshin në këtë mënyrë në programet e asistencës. Kostoja në terma individualë ishte rreth 3 mijë euro në muaj. 
Për të zbuluar mashtrimin u deshën imazhet e kamerave të sigurisë të stacionit të trenit në Torino “Porta Nuova”. Falë tyre, u bë identifikimi i personave të përfshirë, të cilët i shoqëronin duke i ndjekur në distancë të miturit. 

Të miturit shqiptarë renditen të dytët  
Të miturit shqiptarë që kanë emigruar të pashoqëruar në Itali renditen të dytët mes të rinjve të gjithë botës, sipas raportit për emigrimin e të miturve nga Save the Children në Itali. 
Raporti i Ministrisë së Brendshme Italiane informon se gjatë muajit mars 2021, kane qenë 63 shqiptarë të cilët kanë kërkuar mbrojtje nga shteti italian. 
Numri i tyre është rritur me 34% duke e krahasuar me të dhënat e muajit shkurt 2021, gjatë të cilit ishin 44 shqiptarë të cilët kërkuan të drejtë azili në Itali. 
Aktualisht numri i azilkërkuesve minorenë shqiptarë është baras me 12.1% të numrit të përgjithshëm të kombësive të ndryshme (6612). 
Vetëm gjatë një muaji, nga data 1 mars deri më 31 mars 2021, kanë qenë 5 minorenë të pashoqëruar shqiptarë që kanë kërkuar strehim në Itali e 41 minorenë kosovarë. 
105 minoren shqiptarë  të pashoqëruar kanë kërkuar strehim në Itali, nga këta 43 janë vetëm vajza për muajin tetor 2022. 
Shifrat e publikuara nga Ministria italiane e Çështjeve Sociale, ndërkohë që për këtë vit numri i azilkërkuesve minoren është 1353. 

Grupmosha 15-17 vjec përbën numrin të madh dhe rajonet më të preferuara për to janë Toskana dhe Emilia Romana. Sipas raportit, shumica e të rinjve janë nga qytetet e Elbasanit, Fierit, Vlorës dhe nga zonat periferike të këtyre qyteteve. 
Deri më 31 mars 2021 në qendrat për strehimin e minorenëve të pashoqëruar rezultojnë të regjistruar 36  vajza shqiptare me moshë nën 18 vjeç duke lënë pas ato nga Nigeria, Guinea, Somalia etj. 

Ç’parashikon ligji italian? 
Në 13 korrik të 2016 Kryesia e Këshillit të Ministrave në Itali kërkoi mendimin e garantuesit në lidhje me një projekt-dekret me karakter rregullator që përmban “përcaktimin e mekanizmave për përcaktimin e moshës së të miturve të pashoqëruar që janë viktima të trafikimit, në zbatim të nenit 4”. paragrafi 2, i Dekretit Legjislativ nr. 24, datë 4 mars 2014” - me të cilin direktiva 2011/36/BE, lidhur me parandalimin dhe shtypjen e trafikimit të qenieve njerëzore dhe mbrojtjen e viktimave. 
Për të njëjtin qëllim, mosha e mitur e të huajit supozohet edhe në rast se procedura multidisiplinore e kryer nuk lejon përcaktimin e sigurt të moshës së të huajit”. /Politiko.al/

*Ky artikull u realizua nga Suela Furriku në bashkëpunim me UNICEF

Të fundit