Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Siguria ushqimore e mohuar: Shqipëria, një lugë bosh në pjatën e standardeve evropiane
Ndërsa BE forcon standardet, Shqipëria mbetet në hije mes kontrolleve formale dhe mungesës së transparencës.

Nga Kristina Tepexhiku
Raftet e marketeve shqiptare nuk i ofrojnë siguri konsumatorit. Produktet shiten pa garanci, duke ngritur dyshime jo vetëm mbi datat e skadencës, por edhe mbi përbërësit e deklaruar në etiketa.
Siguria ushqimore po vihet gjithnjë e më shumë në pikëpyetje, teksa në treg hidhen produkte të kontaminuara pa kaluar nën lupën e kontrolleve zyrtare.
Rastet e frutave dhe perimeve me mbetje pesticidesh, qumështit me aflatoksinë dhe filetos së pulës me salmonelë tregojnë se sistemi i kontrollit ekziston vetëm në letër, ndërsa bashkëpunimi mes institucioneve mbetet formal më shumë se funksional.
Mungesa e transparencës mes AKU-së dhe ISHP-së
Në faqen zyrtare të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), raportet dhe buletinet e inspektimeve janë të cunguar. Publiku gjen pak ose aspak informacion mbi produktet e bllokuara, mostrat e analizuara apo masat administrative të marra ndaj subjekteve.
Pavarësisht kërkesave zyrtare për informacion, as AKU dhe as Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) nuk kanë kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij artikulli — një tregues i mungesës së transparencës që dobëson besimin publik dhe rëndon perceptimin mbi sigurinë ushqimore.
I vetmi burim i aksesueshëm informacioni mbetet Raporti Vjetor 2024 i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR).
Sipas tij, Drejtoritë Rajonale të AKU-së (DRAKU) kanë realizuar 111,785 inspektime në të gjithë territorin e vendit, ndërsa laboratorët e AKU-së kanë analizuar 6,775 mostra për 13,174 tregues analitikë.
Megjithatë, në raport mungojnë të dhëna thelbësore mbi llojet e analizave, përqindjen e mostrave jokonforme apo klasifikimin sipas rrezikshmërisë — elementë që në vendet e BE-së publikohen në çdo raport vjetor për sigurinë ushqimore.
Kontrolli që vjen pas skandalit
Rastet e produkteve të bllokuara ose të tërhequra nga tregu gjatë viteve 2024–2025 tregojnë se në Shqipëri kontrolli ushqimor shpesh funksionon vetëm pasi problemi ka ndodhur.
Nga pluhurat për ëmbëlsira me pigment toksik të paautorizuar deri te frutat e eksportuara që u refuzuan në kufi për shkak të pesticideve, çdo rast zbulon një hallkë të dobët të sistemit të sigurisë ushqimore.
Gjatë kësaj periudhe, AKU ka bllokuar dhjetëra tonë produkte të pasigurta. Disa dërgesa të eksportuara — si pjeshkët dhe specat djegës — janë kthyer nga Kroacia për shkak të nivelit të lartë të metaleve të rënda dhe pesticideve të ndaluara.
Në rastin e domateve të kompanisë “Era-Fruit”, skandali përfundoi me arrestimin e inspektorëve të AKU-së për shpërdorim detyre, duke vënë në dyshim vetë besueshmërinë e strukturës që duhet të garantojë sigurinë.
Të gjitha rastet e produkteve të eksportuara që janë kthyer në kufi tregojnë se mungesa e kontrollit prek njësoj si prodhimin vendas, ashtu edhe importet. Pjesa dërrmuese e rasteve është publikuar nga mediat ose pas sinjalizimeve në sistemin RASFF dhe jo përmes buletineve zyrtare të AKU-së.
Në Gramsh, disa fëmijë të kopshtit nr. 1 u helmuan pas konsumit të vezëve që më pas rezultuan të kontaminuara me bakterin Salmonella spp. Rasti u bë publik nga mediat dhe vetëm pas përfundimit të analizave laboratorike, AKU reagoi zyrtarisht, duke sqaruar se kontaminimi i vezëve kishte ndodhur në ambientet e kopshtit, jo në burimin e furnizimit.
Në Shqipëri, konsumatori mëson për rrezikun vetëm pasi produkti është konsumuar.
Sistemi RASFF, në periudhën 2024–2025, e përmend Shqipërinë në 47 raste në total, nga të cilat 15 janë klasifikuar si serioze, kryesisht në fruta dhe perime. Kroacia mban vendin e parë mes shteteve që kanë refuzuar produktet shqiptare për shkak të nivelit të lartë të pesticideve dhe metaleve të rënda.
Edhe pse Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) nuk ka një raport vjetor për helmimet ushqimore, të dhënat e shpërndara në buletinet mujore tregojnë një rritje të ndjeshme të toksiko-infeksioneve alimentare gjatë vitit 2024.
Sipas tyre, numri i rasteve varion nga 85 në mars deri në 164 në gusht, me një rritje prej 92.9%.
Megjithatë, mungesa e një analize kombëtare që të lidhë këto raste me burimet ushqimore apo me të dhënat laboratorike të AKU-së, e bën të pamundur identifikimin e shkaqeve konkrete.
Kontrasti me BE-në: Shqipëria ende larg standardeve të sigurisë ushqimore
Siguria ushqimore në Shqipëri mbetet pa përparim të dukshëm, sipas raportit të Komisionit Evropian për vitin 2024. Korniza ligjore ende nuk është në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të Ligjit për Ushqimin dhe me Rregulloren e Kontrolleve Zyrtare të BE-së.
AKU po përpiqet të rigjallërojë sistemin, por nevojitet më shumë transparencë dhe planifikim efektiv i kontrolleve zyrtare.
"Shqipëria nuk ka një plan kombëtar shumëvjeçar kontrolli në vend. Sa i përket politikës veterinare, legjislacioni kombëtar nuk është në përputhje me ligjin e BE-së për shëndetin e kafshëve. Është bërë përparim i kufizuar në zhvillimin e kapaciteteve, akreditimit dhe metodave të validimit për rrjetin laboratorik", thuhet në raport.
Komisioni thekson se Shqipëria duhet të përshpejtojë përafrimin me acquis të BE-së dhe të forcojë institucionet për të garantuar sigurinë ushqimore sipas standardeve evropiane.
Edhe Banka Botërore, në raportet e saj të viteve të fundit, konstaton se pajtueshmëria e dobët me kërkesat e sigurisë ushqimore mbetet një ndër pengesat kryesore për konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare.
Estonia, Lituania dhe Kroacia – shembuj të sigurisë ushqimore dhe transparencës
Në hartën evropiane të sigurisë ushqimore, vendet si Estonia, Lituania dhe Kroacia zakonisht përmenden si shembuj pozitivë të aderimit real ndaj praktikave transparente dhe kontrolleve të forta.
Për shembull, Estonia publikon në faqen e institucionit të saj të ushqimit dhe etiketimeve një përmbledhje të monitorimit kombëtar të zinxhirit ushqimor, legjislacionit, inspektimeve dhe laboratorëve referencë.
Vendet e Bashkimit Europian si Kroacia përdorin TRACES (Trade Control and Expert System), platforma digjitale e Komisionit Evropian që mundëson gjurmimin në kohë reale të produkteve ushqimore, ushqimit për kafshë dhe kafshëve të gjalla gjatë gjithë zinxhirit të furnizimit.
Sistemi garanton transparencë në qarkullimin e mallrave, bashkëpunim ndërinstitucional mes autoriteteve kombëtare dhe digjitalizim të plotë të kontrolleve, duke lehtësuar identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor.
Në krahasim, Shqipëria vazhdon të përballet me mungesë publikimi të raporteve të plota, me institucione që ndajnë informacione vetëm pas njoftimeve mediatike dhe pa një rrjet të integruar transparence. Ky hendek tregon qartë se mungesa e zbatimit të ligjit dhe e hapjes për publikun po pengon përparimin.
Rekomandime
Në përputhje me standardet evropiane dhe praktikat më të mira në fushën e sigurisë ushqimore, Shqipëria duhet të fokusohet në një reformë që nuk ndalet tek inspektimi, por shtrihet te transparenca dhe bashkëpunimi ndërinstitucional.
Disa masa që mund të merren në këtë rrafsh janë:
• Krijimi i një platforme të përbashkët AKU–ISHP, ku të publikohen në kohë reale rastet e helmimeve ushqimore, produktet e tërhequra nga tregu dhe masat e marra.
• Zbatimi i sistemeve të gjurmueshmërisë digjitale për produktet ushqimore, sipas modelit të vendeve të BE-së, që lejojnë ndjekjen e një produkti nga origjina deri te konsumatori.
• Rritja e transparencës për publikun, me raportime mujore dhe buletine të plota për analizat laboratorike, masat administrative dhe produktet e ndaluara.
• Trajnime të rregullta për operatorët e biznesit ushqimor mbi standardet e BE-së dhe menaxhimin e riskut ushqimor.
• Përfshirja e medias dhe shoqërisë civile si një mekanizëm paralel kontrolli publik, për të garantuar përgjegjshmëri dhe për t’i rikthyer qytetarit të drejtën për t’u informuar.
Përfundimi
Sistemi i kontrollit ushqimor në Shqipëri ekziston në letër, por funksionon në mënyrë të fragmentuar, pa transparencë dhe shpesh vetëm si reagim ndaj një skandali.
Institucionet përgjegjëse, në vend që të parandalojnë, ndërhyjnë pasi dëmi është bërë, çka krijon një boshllëk besimi mes konsumatorit dhe autoriteteve që duhet ta mbrojnë.
Siguria ushqimore nuk është vetëm çështje ligjore — është e drejtë qytetare dhe detyrim institucional.
Nëse informacioni do të ishte publik, bashkëpunimi real dhe përgjegjësia konkrete, atëherë “kontrolli” nuk do të ishte një procedurë në letër, por garanci për shëndetin e çdo qytetari.
Në fund të ditës, ajo që vendosim në tavolinë pasqyron shëndetin e një shoqërie— dhe Shqipëria mund të afrohet me standardet e BE-së vetëm kur siguria ushqimore të mos jetë luks, por detyrim moral dhe publik.
“Ky artikull është financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit ‘Mbështetje për edukimin mbi sigurinë ushqimore në Shqipëri’, i cili po zbatohet nga Qendra për Ekselencë Destiny dhe Qendra TEAM. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.”
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38