All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Skandale, drama dhe rikthime surprizë: Ngjarjet më të bujshme të showbiz-it në 2025

All - Paragraf - 1

Skandale, drama dhe rikthime surprizë: Ngjarjet më të bujshme

Dhuna brenda “Big Brother VIP” – Jozi godet Gjestin

Reality show Big Brother VIP Albania 4 u shoqërua me një skandal. Konkurrenti dhe këngëtari Jozefin Marku, pas eliminimit nga shtëpia, goditi me shuplakë Besart Kelmendin, i njohur me emrin e artit Gjesti. Pak minuta pas dhunës së transmetuar në televizion, policia arrestoi Jozefin Markun, i cili u hetua në gjendje të lirë. Videoja bëri xhiron e rrjetit deri sa pamjet u censuruan.

Rikthimi i Parashqevi Simakut

Një video në kanalin ABC7 në New York mori vëmendjen e mijëra shqiptarëve. Në video shfaqej një zonjë me emrin “Simaku Nofe”, e cila përfitonte nga ndihmat vullnetare si e pastrehë. Në pamje u konfirmua se bëhej fjalë për këngëtaren e njohur Parashqevi Simaku, e cila jeton prej vitesh në New York.

Biznesmeni Elton Ilirjani, pas pamjeve të publikuara, gjeti vendndodhjen e Parashqevisë dhe e mori duke e strehuar. Këngëtarja ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe, siç Ilirjani konfirmoi më vonë, shkak ishte mungesa e komunikimit prej vitesh me djalin e saj, Luke Nofle. Ilirjani mundësoi një takim mes Parashqevisë dhe djalit të saj, takim që rezultoi të ishte i fundit. Një muaj më parë, Ilirjani deklaroi se Parashqevia nuk e ka takuar më djalin e saj që prej asaj dite.

Drama Fero – Arbenita Ismajli

Marrëdhënia mes reperit kosovar Fero (Feronit Shabani) dhe modeles Arbenita Ismajli ka kaluar nga një histori e përfolur dashurie në një nga ndarjet më të zhurmshme në showbiz-in shqiptar. Çifti, i cili për vite me radhë shihej si një dyshe e suksesshme dhe shpesh e komentuar në rrjete sociale, u shpërbë mes akuzave të rënda, deklaratave publike dhe hetimeve ligjore.

Pas ndarjes, Arbenita publikoi rrëfime të detajuara, ku ngriti akuza për dhunë fizike dhe psikologjike, manipulim, tradhti dhe abuzim financiar nga ana e Feros. Ajo deklaroi se marrëdhënia kishte qenë toksike dhe se vajza e tyre, Nina, kishte përjetuar tensionet dhe konfliktet mes prindërve. Modelja publikoi edhe një listë të gjatë arsyesh, ku sipas saj shpjegonte pse ishte detyruar të largohej.

Nga ana tjetër, Fero mohoi shumë prej akuzave, por u përball me hetime zyrtare nga Prokuroria e Gjilanit për dhunë në familje, kanosje dhe ngacmim seksual. Në aktakuzë përfshihen episode të komunikimeve kërcënuese dhe sjellje të papranueshme ndaj Arbenitës.

Krahas akuzave, beteja më e ndërlikuar mbetet ajo për kujdestarinë e vajzës. Reperi ka deklaruar se ka arritur një marrëveshje për kujdestari të përkohshme, ndërsa Arbenita pretendon se është përpjekur të mbrojë vajzën nga një ambient i pasigurt. Edhe ajo vetë është hetuar pas raportimeve se nuk kishte zbatuar një vendim gjykate për takimet e Feros me vajzën.

Ledri & Xhensila

Dyshja ka qenë në qendër të mediave rozë pasi u shfaqën mjaft të afërt në dy projektet e tyre të fundit. Fansat menjëherë dyshuan se Ledri dhe Xhensila ishin më shumë sesa kolegë. Asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar ndonjë romancë.

Ledri, i ftuar në një podcast, i pyetur për marrëdhënien me Xhensilën, tha:
“Kemi pasur shumë kimi. Edhe në studio, edhe në klip… edhe në shoqëri. Jemi shumë shokë me Xhensilën.”

Kujtojmë se të dy janë të ndarë nga partnerët e tyre. Xhensila u divorcua këtë vit nga Bes Kallaku, me të cilin ka dy fëmijë, Ajka dhe Amen. Ndërsa Ledri i dha fund marrëdhënies me Sara Hoxhën, me të cilën ka një vajzë, Poem Blu.

Arrestimi i Noizy-t në Zvicër

Reperi Noizy (Rigels Rajku) u arrestua më 5 korrik 2025 në aeroportin e Zyrihut. Urdhërarresti vinte nga Prokuroria e Zyrihut për Krime të Rënda dhe të Dhunshme. Në atë kohë, Noizy ishte nisur për një vizitë me qëllim prezantimin e albumit të tij të ri dhe kishte planifikuar një performancë në klubin “Rinora 4” në Rümlang. Koncerti u anulua pas arrestimit dhe të gjitha njoftimet u hoqën nga faqet e rrjeteve sociale.

Pasi u kërkua paraburgim nga prokuroria, autoritetet zvicerane më pas vendosën ta lironin Noizy-n.

Princ Leka & Blerta Celibashi

Pasi i dha fund martesës me Elia Zaharinë, Princ Leka nisi një romancë larg syrit të publikut me fotografen e familjes mbretërore, Blerta Celibashi. Lidhja, e cila u bë publike një vit më parë, këtë vit u kurorëzua me një ceremoni fejese.

Më 11 tetor, Princ Leka dhe Blerta Celibashi u fejuan në Ksamil, në prani të familjarëve dhe miqve të ngushtë. Lajmi u bë i ditur nga vetë familja mbretërore. Bujën më të madhe e bëri unaza e Blertës, e cila thuhet se kushtonte 80–120 mijë paund, një detaj që nuk iu shpëtoi mediave ndërkombëtare.

Dasma e Cindy Marina & Genar Topalli

Kurorëzimi i dashurisë në një ceremoni martesore private në Vatikan i Genar Topallit, djalit të deputetes Jozefina Topalli, dhe ish-Missit Cindy Marina, u bë kryefjalë e mediave. Shkak u bë vetë organizimi i ceremonisë në një vend të shenjtë, me bekimin e Papa Leo-s.

Mediat sulmuan Jozefina Topallin duke aluduar se dasma kishte kushtuar 500 mijë euro dhe ishte realizuar me paratë që ajo, si politikane, i kishte marrë popullit. Vetë Genar Topalli reagoi duke sqaruar se gjithçka ishte organizuar dhe financuar prej tij, Cindy-t dhe prindërve të saj.

Të fundit