Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Skandali i kontejnerëve me 800 ton mbetje dhe 'rreziku' i heshtjes së qeverisë

Rreth 800 ton mbetje pritet të kthehen në Portin e Durrësit, pasi ishin nisur për t’u transportuar drejt Tajlandës. Sinjali u dha nga mediat e huaja të cilat raportuan se 100 kontejnerë të ngarkuara me mbetje të rrezikshme industriale ishin nisur nga Shqipëria në bordin e anijeve Campton dhe Candor të A.P. Moller-Maersk të A/S, sipas Rrjetit të Veprimit të Baselit.
Maersk konfirmoi se dy nga anijet e saj mallrash po transportojnë kontejnerë me origjinë nga Shqipëria të rezervuara nga një linjë tjetër detare. Asnjë nga kontejnerët nuk u deklarua se përmban mbetje të rrezikshme.
Nga ana e qeverisë shqiptare nuk ka ende një reagim për skandalin.
Alarmi i ambientalistëve, se mbetjet e rrezikshme mund të dëmtonin natyrën, bëri që anijet të ktheheshin mbrapsht në vendin e origjinës.
Ambientalistët kanë punuar për të penguar fluksin e mbetjeve nga vendet e zhvilluara në Tajlandë dhe vende të tjera të Azisë Juglindore – që nga plastika e ndotur deri te mbetjet industriale dhe elektronike që shpesh janë të mbushura me toksina. Sipas Konventës së Bazelit të Kombeve të Bashkuara, një pakt global i nënshkruar nga shumë ekonomi të zhvilluara, vendet duhet të japin pëlqimin për mbetjet.
Qeveria i drejton gishtin kompanive
E pyetur nga “Bloomberg”, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tha se nuk kishte dhënë autorizim për eksportin e mbetjeve të dyshuara të rrezikshme, sipas zëdhënësit Erjon Uka.
"Forcat ligjzbatuese shqiptare po kryejnë hetime me Zyrën Kundër Mashtrimit të Bashkimit Evropian për “rrethanat dhe të gjitha lidhjet logjistike që kanë kryer këtë transport të dyshuar nga Evropa në Azinë Juglindore”, tha ai.
Kështu ministria ia ka kaluar topin kompanisë ndërkombëtare respektive që operon pranë një kompleksi metalurgjik në Elbasan, nga ku dyshohet se janë marrë mbetjet.
Pushimet e prokurorëve lënë pezull hetimin
"Zyrtarët shqiptarë thonë se po hetojnë se si 800 ton mbetje industriale të dyshuara të rrezikshme u transportuan nga porti i saj pa autorizim, me destinacion Azinë Juglindore, pasi ngarkesa e dyshuar do të duhej të kthehej mbrapsht”, shkroi Bloomberg.
Nga ana e Prokurorisë së Durrësit nuk ka ndonjë njoftim për nisje të hetimeve. Deri tani, përpos skandalit ndërkombëtar, organi i akuzës nuk ka folur, ndërsa prokurorët janë ende në sezonin e pushimeve verore.
Ping-pong me përgjegjësitë
Ministria e Mjedisit ka deklaruar se kontenierët përmbajnë mbetje të dala nga procesi teknologjik i realizuar nga kompani ndërkombëtare që operojnë pranë kompleksit metalurgjik në Elbasan dhe janë ngarkuar në njësi kontejnerike pranë Terminalit të Mallrave Rifuxhio në Durrës, i cili operohet nga kompania koncesionare gjermane EMS.
Sipas ministrisë, mbetjet janë nisur nga “Kurum” pa asnjë autorizim.
“Vëllimet e mallrave të cilat dyshohen se përmbajnë mbetje të dala nga procesi teknologjik i realizuar nga kompani ndërkombëtare që operojnë pranë kompleksit metalurgjik në Elbasan, janë ngarkuar në njësi kontejnerike pranë Terminalit të Mallrave Rifuxhio në Durrës, i cili operohet nga kompania koncesionare gjermane EMS”, tha ministria e Mjedisit për Report Tv.
Po çfarë thotë “Kurum”?
Kompania Kurum International mohon që konejnerët me rreth 800 ton mbetje të rrezikshme të jenë nisur nga ta. Në një reagim, kompania shprehet se në asnjë rast nuk ka transportuar mbetje të rrezikshme dhe se as kjo ngarkesë nuk është nisur nga kompania Kurum.
Kompania thotë se “respekton të gjitha rregullat dhe ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë dhe Konventën e Bazelit, për trajtimin e mbetjeve industriale të rrezikshme dhe të parrezikshme që gjenerohen gjatë procesit të prodhimit”.
Opozita kërkon transparencë
Përpos heshtjes së qeverisë, opozita ka ngritur zërin për skandalin e 800 ton mbetjeve. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar transparencë të plotë të çështjes dhe zbardhjen e skandalit me nisjen e sesionit të ri parlamentar.
"Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike menjëherë me nisjen e sesionit të ri parlamentar do të përdor të gjitha mekanizmat e kontrollit parlamentar për zbardhjen e plotë të kësaj çështje, duke siguruar qytetarët shqiptarë se nuk do të lejojë në asnjë rast, që për shkak të një qeverisje kriminale dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës, Shqipëria të jetë në një rrezik permanent për shkak të sasive të konsiderueshme të mbetjeve të rrezikshme brenda territorit shqiptar", shkruan Bardhi në Facebook.
Bardhi thekson se në kushtet kur Ministria e Mjedisit dhe kompania "Kurum" luajnë ping-pong me të vërtetën, nënkupton se "ose Ministria e Mjedisit ka gënjyer për të mbrojtur trafikantët e vërtetë të materialeve të rrezikshme, dhe në këtë rast ky është një krim shtetëror, që duhet të marrë ndëshkimin shembullor; ose kompania “Kurum International” ka gënjyer për të mbuluar shkeljen e ligjit prej saj dhe kjo duhet të shoqërohet menjëherë me masa të forta ndëshkimi nga institucionet përgjegjëse."
Skandal pas skandali
Përpos 800 ton mbetjeve që u dërguan drejt Tajlandës, Kapitali.al raportoi se në prill të këtij viti Shqipëria i ka dërguar Kinës 115 kontenierë me mbetje toksike.
Ngarkesa e cila ishte deklaruar se koncentrat dhe mineral zinku është bllokuar nga autoritetet kineze dhe aktualisht 115 kontenierët mbahen të bllokuar në Portin e Nanshas në Guangzhu të Kinë.
Edhe këto ngarkesa janë transportuar nga kompania Maersk, e njëjta e cila transportoi ngarkesën e mbetjeve toksike që ishte parashikuar të çohej në Tajlandë.
Teksa skandalet pasojnë njëra-tjetrën, nga ana e qeverisë nuk ka asnjë reagim. Institucionet dhe kompanitë i hedhin topin njëra-tjetrës për të hequr barrën e përgjegjësisë. Pritet për t'u parë nëse përgjegjësi do të përballet me fajin apo heshtja e qeverisë nënkupton se do të ndërmarrë veprime në kurriz të qytetarëve dhe mjedisit?
Përgatiti: Kristina Tepexhiku
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38