Flash News

KRYESORE

Sondazhi i Zaloshnjës në ‘Politiko’: Kë fajësojnë më shumë qytetarët për rritjen e çmimeve

Sondazhi i Zaloshnjës në ‘Politiko’: Kë

Emisioni 'Politiko' në Top News dhe Politiko.al angazhoi sondazhistin e mirënjohur Eduard Zaloshnja, për të zhvilluar një sondazh rreth çmimeve të rritura dhe protestave ndaj tyre.

Sondazhi u krye duke shpërndarë 2000 SMS të rastësishme në gjithë territorin e vendit. Nga 2000 banorët e rastësishëm që morën SMS, e plotësuan pyetësorin 1510 banorë të rritur.

Pyetjet kryesore ishin “Kë fajsoni MË SHUMË për rritjen e ndjeshme të çmimeve?” dhe “Ç’lloj protestuesish mendoni se kanë marrë pjesë MË SHUMË në protestat ndaj rritjes së çmimeve?”. Gjithashtu, të anketuarit u pyetën për gjininë, moshën, vendbanimin (urban-rural), dhe për votën e tyre të 25 prillit 2021.

Në këtë mënyrë, u krijua mundësia për të kontrolluar nëse kampioni statistikor ishte i balancuar gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht.

Në fakt, kampioni rezultoi disi i zhbalancuar, dhe për këtë arsye, u ripeshua statistikisht, për ta përfaqësuar sa më mirë elektoratin shqiptar. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor për kampionin e ripeshuar statistikisht është plus/minus 2.7%.

Tabela 1. Kë fajsoni MË SHUMË për rritjen e ndjeshme të çmimeve?

Sondazhi i Zaloshnjës në ‘Politiko’: Kë

Tabela 2. Ç’lloj protestuesish mendoni se kanë marrë pjesë MË SHUMË në protestat ndaj rritjes së çmimeve?

Sondazhi i Zaloshnjës në ‘Politiko’: Kë

 Tabela 3. Për kë votuan vjet banorët e rritur (si pikë referimi për pergjigjet ndaj 2 pyetjeve të sondazhit)

Sondazhi i Zaloshnjës në ‘Politiko’: Kë

Të fundit