KRYESORE

Sondazhi/ 'Qeveria Basha': Cilët ministra do të parapëlqenit nëse PD fiton zgjedhjet më 25 prill

Sondazhi/ 'Qeveria Basha': Cilët ministra do të

‘Qeveria hije’ është traditë e Britanisë së Madhe. Do të thotë se lideri i opozitës, qoftë ajo Partia Konservatore apo Laburiste, i përzgjedh që ditën e parë të fillimit të mandatit të kundërshtarit apo të zgjedhjes së kryetarit të partisë, dhe bën publikë emrat e ministrave të ‘kabinetit hije’. Këta eksponentë politikë janë ‘shadoë government’ e Britanisë dhe shihen nga publiku si rivalë të ministrave në detyrë dhe si ministrat e ardhshëm kur partia në opozitë të fitojë zgjedhjet.

Në këtë mënyrë, ditën e zgjedhjeve, publiku voton qeverinë e shkuar dhe atë të ardhme, duke krahasuar punën e dy kabineteve gjatë katër viteve të mandatit.

Analistë të ndryshëm politikë në Shqipëri i kanë kërkuar publikisht kryetarit të PD që të bëjë të njëjtën gjë duke formuar ‘qeverinë hije’. Ngurrimi i kryetarit të PD, thonë se lidhet me faktin se një lëvizje e tillë do të krijonte shumë të pakënaqur në parti ku, si zakonisht, të gjithë duan të bëhen deputetë dhe ministra.

Proponentët e idesë thonë se kjo do të përbënte një akt të madh dhe krijonte një precedent.

Politiko.al, pasi është konsultuar me disa nga analistët kryesorë politikë, dhe me njohës të politikës dhe të Partisë Demokratike, si edhe duke parë daljet dhe aktivitetin publik të eksponentëve të PD, ka hartuar një listë me kandidatë për ministra për secilën ministri.

Më poshtë do të mund të zgjidhni njërin prej emrave në listë për secilën ministri duke formur kështu një ‘qeveri hije Basha’.
Me qëllim numri i ministrive është i ulët, 11 krahasuar me 15 ministri në ‘qeverinë Rama’, duke ditur se kabinetet e djathta tentojnë të jenë minimaliste, pjesë e traditës së një shteti të vogël me administratë dhe shpenzime të ulura. Gjithashtu është konsideruar mundësia e një qeverie me aleatët, rast në të cilin kabineti do të fryhej, duke shtuar ministri të reja apo duke ndarë ato ekzistueset.

Poll
Poll
Poll
Poll
Poll
Poll
Poll
Poll
Poll
Poll
Poll
Poll

Ditari politik

Të fundit