Flash News

KRYESORE

Sot u arrestua sërish një edukatore. Kush i mbron fëmijët tanë? Rastet e përsëritura që tronditën opinionin

Sot u arrestua sërish një edukatore. Kush i mbron fëmijët

Majlinda Dehima, edukatorja që dhunoi fëmijën 3 vjeç, duke i shkaktuar frakturë e thyer këmbën në ambientet e kopshtit privat, është arrestuar pasditen e kësaj të enjteje.

Ajo akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”. Ngjarja e rëndë u regjistrua më 1 Nënntor, dhe krahas veprimeve hetimore për zbardhjen e saj u zbulua se kopshti ‘Stinët’ ku dhunua fëmija zhvillonte aktivitetin pa licencë.

Për këtë arsye në hetim janë vënë dhe çi fti i pronarëve të këtij institucioni jo publik Daniel e Entela Danushi.

U desh që ngjarja të bëhej mediatike që me akuzën se nuk kanë kryer veprime hetimore për të vënë para përgjegjësisë autorët e dhunimit të 3-vjeçares, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore të referonte materialet për “shpërdorim detyre” edhe për dy prej punonjësve të pezulluar të Komisariatit Nr.1 në Tiranë,  Ylli Çakon, shefin e seksionit të Komisariatit Nr.1, si dhe oficerin e policisë gjyqësore, Ergys Brahimaj të cilët janë marrë me rastin e dhunës së të miturës, që iu thye këmba.

Po për këtë ngjarje më herët u pezullua nga detyra Rustem Hoxha, me detyrë zëvndës shef i Komisariatit nr 1.

Ngjarja ngjalli indinjatë tek qytetaret. Dhjetëra e qindra protestuan këtë të enjte përpara godinës së Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Brendshme, si dhe marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit, duke kërkuar masa më të forta për mbrojtjen e fëmijëve në kopshtet dhe çerdhet e vedit, private apo shtetërore qofshin ato.

Sot u arrestua sërish një edukatore. Kush i mbron fëmijët

Ky nuk është rasti i vetëm që një fëmijë dhunohet nga ato gra që supozohet të jenë kujdestaret e tyre.

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier në 7 janar 2022.

Një fëmijë vetëm 3 vjeç humbi jetën në një kopsht privat "Flatrat e Dijes” në zonën e quajtur “Autogrilla”.

Fëmija ishte konstatuar me një shenjë hematome në fyt dhe se në spital kishte mbërritur i vdekur.

Një ditë pas vdekjes së 3-vjeçarit në kopshtin privat në Fier, është arrestuar edukatorja Redina Binjaku 27 vjec, me akuzën për shkelje e rregullave te mbrojtjes ne pune.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, arrestuan shtetasen R. B., 27 vjeçe, banuese në Fier, pasi në kopshtin privat ku punon si edukatore, ka humbur jetën aksidentalisht fëmija i mitur 3 vjeç, i cili duhej të ishte nën mbikqyrjen e kësaj shtetaseje”,njoftonte policia asokohe. Pas ngjarjes, MAS urdhëroi mbylljen e kopshtit

Në vitin 2017, edukatorja Denida Rexhepi, e cila u filmua teksa dhunonte fëmijët në një kopsht tjetër privat është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 5 muaj dhe 20 ditë burgim.

Sot u arrestua sërish një edukatore. Kush i mbron fëmijët

30-vjecarja u shpall fajtore për veprën penale të “Keqtrajtimit të të miturve” dhe u arrestua më 4 qershor  pasi u akuzua për rrahjen e dy fëmijëve të mitur në kopshtin ku punonte. Arrestimi i saj u bë pas kallëzimit të bërë nga prindërit e dy fëmijëve të keqtrajtuar, J.B. dhe M.L., të cilët kanë thënë se në datat 30 maj 2017 dhe 31 maj 2017, Rexhepi ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tyre të mitur në kopshtin privat ku punonte.

Në pamjet filmike, sipas Prokurorisë, shihej qartë se ish-edukatorja ka keqtrajtuar fëmijët e mitur, duke i goditur ata dhe duke i fyer. Këto prova kanë mjaftuar për Gjykatën e Tiranës, e cila më datë 1 nëntor të këtij viti ka dënuar Rexhepin me 5 muaj burgim.  

Në vitin 2016 një fëmijë 3 vjeç është rrahur barbarisht nga administratorja (pronare) e kopshtit privat “Diren”, Anjeza Shabani që ndodhej në Sauk në vitin 2016.

Sot u arrestua sërish një edukatore. Kush i mbron fëmijët

Rasti u investigua pasi babai i fëmijës kishte denoncuar me fakte se fëmija i tij dhunohej.

Pas pamjeve, Shabani u vu në pranga.

Ekspertët ngrenë zërin vazhdimisht se shteti duhet t’i monitorojë këto qendra edukimi vazhdimisht dhe të garantojë që ata të punojnë të licencuar, pasi kriteret për tu licensuar si institucion arsimor edukativ i marrin nga Ministria e Arsimit.

 

 

 

 

Të fundit