Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
SPAK në sfidë me kapacitetet, raportimi i Brahos: Shqetësues korrupsioni institucional, ‘vijë të kuqe’ për presionin politik

Klodian Braho, kryeprokurori i Posaçëm, po raporton para Këshillit të Lartë të Prokurorisë raportin e SPAK për vitin 2025, i cili tashmë është depozituar në Kuvend.
Gjatë raportimit, Braho vuri në dukje disa dobësi institucionale, që sipas tij, mund të ndikojnë në punën e Prokurorisë së Posaçme, siç është kufizimi aktual i kapacitetit hetimor.
Rënie e “arrestit në burg”
Bazuar në raportin e vitit 2025, Braho citoi se ka pasur një rënie të ndjeshme të masës së sigurisë “arrest në burg”. Kryesisht, siç u shpreh kreu i SPAK, kjo masë sigurie zë përqindjen më të lartë tek personat nën hetim për krimin e organizuar.
Arresti në burg mjeti i fundit. Masa e sigurisë arrest në burg ka pësuar rënie me rreth 53.4%. Për vitin 2025, lidhur me veprat penale të korrupsionit, kjo masë zë vetëm rreth 3.45% të totalit të personave nën hetim (rreth 5% në vitin 2024), ndërsa për krimin e organizuar, kjo masë sigurie zë 21.4% të personave nën hetim.
Portofol për kriptovalutat
SPAK ka sekuestruar kriptovaluta në 3 raste gjatë 2025 dhe ka vijuar edhe në 2026, por vetë institucioni pranon se administrimi i tyre mbetet problematik. Sipas Brahos, duhet krijimi i një portofoli që do të jetë përgjegjës për administrimin e tyre.
Janë 3 vendime për sekuestrime për kriptovaluta në 2025. Ka sekuestrime edhe gjatë 2026-ës. Faza ligjore e njëjtë si për çdo pasuri. Kemi pasur problematik për administrimin e tyre. Në dijeninë time po bëhen akte ligjore për t’i administruar. Deri tani kemi bashkëpunuar me autoritete të tjera për marrjen dhe menaxhimin e administrimit të tyre, si e vetmja formë. Shpresojmë që Agjencia e Sekuestrimeve të administrojë portofolat e tyre. Pavarësisht mungesës, ka hapa pozitiv që kjo do të rregullohet së shpejti.
Ngarkesë në rritje dhe varësi nga struktura mbështetëse
Braho pranoi rritjen e ngarkesës hetimore, ndërsa kapaciteti aktual me 20 prokurorë konsiderohet i mjaftueshëm vetëm në letër. Ai u shpreh se rekrutimi i 40 hetuesve të tjerë në BKH do të ulë ngarkesën në punë dhe do të rritë cilësinë e hetimeve.
Ngarkesa është e lartë, do vijë të rritet më tej. Numri i prokurorëve, 20 është i mjaftueshëm duke pasur sistemin e Prokurorive në gjithë Shqipërinë. Duhet të gjejmë mënyrën më të duhur për të ngritur pro me çështjet që kemi në hetim dhe duhet të rrisim nivelin profesional të hetuesve të BKH që të lehtësohet puna e prokurorëve. Këtë vit do nisim rekrutimin e 40 hetuesve të tjerë në BKH dhe do jetë numë ri lartë që do ndikojë në punën e ngarkesës dhe rritjen e cilësisë së hetimeve. Ka përfunduar procesi i konkurrimit për 10 oficerë nga shërbimet e policisë gjyqësore. Kemi planifikuar që të japim procedurë tjetër për një numër tjetër të oficerësh të shërbim të policisë gjyqësore.
Korrupsioni institucional shqetësues
Korrupsioni në institucione mbetet një nga sfidat më të forta të sistemit. Kreu i SPAK deklaroi se ka pasur një rritje me 18% të çështjeve që lidhen me korrupsionin, i cili ka ‘infektuar’ funksionarë, prokurorë e gjyqtarë.
Korrupsioni në institucione mbetet fenomen shqetësues, përfshirë funksionarë, prokurorë, gjyqtar, punonjës. Rritje prej 18% çështjet për korrupsion dhe 12% të çështjeve të përfunduara. 6 procedimet ë reja dhe 6 nën hetim zyrtarë në hetim. Rreth 50% e tyre janë dërguar në gjykatë. Rreth 10 të tjerë janë dënuar me vendim të formës së prerë.
Presioni politik me ‘vijë të kuqe’
Referuar retorikës politike, Braho tha se i sheh si jo kërcënuese për SPAK, por vendosi një kufi të qartë: çdo ndërhyrje në kompetenca do të konsiderohet shqetësim institucional.
Retorikat politike nuk përbëjnë kërcënim, janë retorikë. Janë shqetësuese nëse do të kishte ndryshime ligjore për kompetencat e institucionit. Nuk ka një gjë të tillë deri tani. Nëse do kemi drafte të tilla ligjore, do e bëjmë publik shqetësimin tonë dhe do ia përcjellim KLP-së. Për burimet njerëzore, prokurorët nuk kanë këshilltarë ligjor, veç drejtuesi. Ne jemi munduar të harmonizojmë punën dhe të ndihmojmë prokurorët. Duhet ndryshohet situata që prokurorët të kenë këshilltarët e tyre ligjor.
Të rritet ‘vlera’ e korrupsionit
Braho u ndal edhe te pragjet ligjore që lidhen me ndjekjen e rasteve të korrupsionit, duke përmendur konkretisht fashën prej 50 mijë lekësh. Sipas Brahos, fasha aktuale konsiderohet e ulët dhe ndikon në rritjen e ngarkesës së çështjeve
Ndryshimeve ligjore, nuk shoh diçka që është gabim në këtë moment që duhet të ndryshohet që të ulet ngarkesa e punës, përveç diskutimeve që kemi bërë më parë për korrupsionin aktiv dhe pasiv. Fasha prej 50 mijë lekësh duhet parë, por është proces që kërkon kohën e vet. Duhet të jetë më e lartë, kjo e rrit ngarkesën e çështjeve e njëjta gjë edhe për veprat penale që lidhet me prokurimet, është fashë e vogël në vlerësimin tonë.
Mandati i prokurorëve, rrezik për ngadalësim të hetimeve
Kreu i SPAK u shpreh se heqja e së drejtës së rikandidimit për prokurorët e posaçëm që iu mbaron mandati, mund të ndikojë në ngadalësimin e hetimeve që kryhen nga Prokuroria e Posaçme.
Sesi do të ndikojë ndryshimi i prokurorëve, është e ndryshme mënyra sesi e heton dhe e përfaqëson një prokuror që ka eksperiencë të gjatë, me një prokuror që vjen me ditën e parë dhe përballet me një organizatë kriminale. Duhet pasur parasysh që nuk kanë eksperiencën e mëparshme. Proceset gjyqësore do të vijojë me të njëjtën shpejtësi. Në hetim do të ndikojë dhe do të ngadalësojë shpejtësinë. Do të jetë e përkohshme.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38