Flash News

KRYESORE

SPECIALE/ Profile të ‘njerëzve të Ramës’ në Tiranë: Si hynë në politikë, si erdhën deri këtu...

SPECIALE/ Profile të ‘njerëzve të Ramës’ në

Erion Veliaj

Hyri vetë dhe me entuziazëm në jetën politike, si përfaqësues i një brezi të ri me prirje të theksuara majtas (progresiste, siç u pëlqen atyre t’i quajnë). Ende ngjyrat dhe shenjat e Mjaftit janë dominuese në mantelin e tij politik. Dhe që nga ajo kohë nuk është lodhur apo velur asnjëherë së qeni personazh publik: I lëvduar, i sharë, i përqeshur.

Vlerësimet e të tjerëve janë gjëja e fundit që i intereson. Ka treguar se është efektiv në mbërritjen e objektivave të vet. Kjo garë është vendimtare për karrierën e tij politike. Kjo shpjegon edhe agresivitetin e tij në këtë fushatë.

Në fillim të fushatës, pati zëra dyshues që gjejnë te veprimet e tij dilemën nëse rezultati i mirë dhe fitorja e Ramës e ndihmon karrierën e tij, apo e kundërta që humbja e Ramës i hap avenytë e karrierës; të cilat mund ta shohin deri kryetar të PS dhe të qeverisë në të ardhmen.

Me vijimin e fushatës duket se ankthi e ka çuar te zgjidhja e parë, që të ndihmojë Ramën me çdo kusht. Duket se është dorëzuar, por po e shfrytëzon edhe duke u munduar të profilizohet si partner i tij më shumë se sa vartës. 

Është i palodhur në shpikjen e temave dhe daljeve mediatike, duke u kthyer edhe në personazh memesh dhe barcaletash rrjeti. Duke filluar nga shitja e fiqve në fëmijëri, dasma në kështjellë ‘me pensionin e mamasë’, dhe deri te bartja në krah e një fëmije rom, episod të cilin, me siguri, e ka harruar. Derikur të mbërthejë një fëmijë tjetër për një stunt të ri publicitar.

 

Elisa Spiropali

Shoqe e Veliajt në fillimet e tyre, edhe Spiropali kaloi nga ‘zbori politik’ i Mjaftit. Vajza e imët dhe kurajoze e debateve dhe kauzave të shoqërisë civile, u bë shpejt ‘pasionarja e kryetarit’, të cilin e sheh si Skënderbeun.

Adhurimi për shefin e vet nuk shkon me formimin e saj perëndimor. Elektoralisht ajo përputhet me modelin fanatik të elektoratit të majtë, që i dorëzohet liderit në mënyrë të pakushtëzuar, dhe kjo me sa duket e ka ndihmuar të konsiderohet nga Rama si një prej drejtuesve të qarkut të vështirë të Tiranës.

Me përshtypjen e një punëtoreje të debateve televizive, më shumë se e terrenit, kjo mbetet një sfidë politike dhe personale për Spiropalin, e cila lufton që të kalojë, në rast fitoreje, nga ‘kategoria e dytë’ e posteve ‘pa portofol’ te ‘liga e parë’ e ministrave.

Adhurimi ndaj Ramës, duke e quajtur ‘Skënderbe’, ia ka ulur kreditet në opinionin publik, por ia ka rritur në ambjentet e brendshme partiake, ku adhurimi për shefin nuk shihet si rënie në ‘mjerim intelektual’.

 

Ervin Bushati

Zgjedhja tjetër e Ramës është kontradikta më e suksesshme e tij. I dalë nga ‘shkolla e Chicago-s’, e famshme për libaralizmin ekonomik të llojit Milton Friedman etj., është pjesë e një partie dhe shkolle etatiste dhe centralizuese në ekonomi.

Kontradikta e dytë është pasuria e tij në ide dhe propozime, por asnjëherë zbatues i tyre. Ai mbetet gjerësisht i pakonsideruar nga Rama për radhën e parë. Kontradikta e tretë është se ka thyer zonën bastion të PD, njësinë nr. 8, por askush nuk ia liston si arritje.

Kontradikta e katërt, dhe cinike, është se duket se ai po shkon drejt modelit të Gramoz Ruçit dhe Fatmir Xhafajt, që kanë vlera të forta elektorale, por mbeten pa i përfaqësuar apo interpretuar në pushtet këto vota. Në njëfarë mënyre, Ervin Bushati mbetet një underdog në Partinë Socialiste, pavarësisht kapaciteteve dhe kontributeve, gjë që ndoshta shpjegohet me një lloj indiference në servilizëm të tij.

 Lexoni gjithashtu: Profilet e njerëzve të Bashes...

Të fundit