Flash News

KRYESORE

Sport 2022/ Surprizat e Kupës së Botës dhe fundi i një epoke të lavdishme

Sport 2022/ Surprizat e Kupës së Botës dhe fundi i një epoke

Kupa e Botës Katar 2022

Kupa e Botës mund të cilësohet me plotë gojë një surprizë për futbollin dhe jo vetëm. Botërori I këtij viti përkoi me rrugëtimin e fundit për disa nga yjet e futbollit botëror.

Argjentina u shpall kampione bote pas 36 vitesh pritje pasi u ndesh në finale me Francën. Dhe për Lionel Messin ishte kupa e vetme të cilën ai nuk e kishte bërë pjesë të koleksionit të tij. Por përpos fituesit të trofeut, surpriza e këtij Botërori ishte kombëtarja e Marokut. Maroku arriti në gjysmëfinalen e Botërorit duke skualifikuar skuadra pretendente si: Belgjika, Portugalia dhe Spanja.

Maroku u përball me Kroacinë e cila rrëmbeu vendin e tretë, ndërsa afrikano-jugorët u renditën në vendin e katërt.

Kylian Mbappe fitoi këpucën e artë si golashënuesi më i mirë. Leo Messi u shpall lojtari më i mirë i Botërorit. Gardiani i portës argjentinase Emanuel Martinez u shpall portieri më i mirë i Kupës së Botës. Enzo Fernandez zbuloi lojën e re më të mirë të konkurrencës.

Sport 2022/ Surprizat e Kupës së Botës dhe fundi i një epoke

Fundi i një epoke - lojtarët që nuk do të luajnë më në Kupën e Botës

Karim Benzema – Një ditë pasi Argjentina mundi Francën dhe u shpall kampione bote, Karim Benzema njoftoi tërheqjen nga kombëtarja për të mos luajtur më. “Bëra përpjekjet dhe gabimet e nevojshme për të qenë këtu ku jam sot dhe jam krenare për këtë! Unë kam shkruar historinë time dhe e jona po mbaron”, shkroi Benzema. Pati shumë zëra që Benzema, pavarësisht se u la jashtë formacionet ëtë Kupës së Botës, do të luante në finale. Por Benzema refuzoi.

Cristiano Ronaldo – Për CR7 ky Botëror ishte i fundit në karrierën e tij. Ylli portugez vendosi të tërhiqet nga kampionatet ndërkombëtare me kombëtaren portugeze, ndërsa nuk arriti dot të triumfonte në Katar pas eliminimit nga Maroku.

Luka Modric – Mesfushori kroat mbylli karrierën e tij me kombëtaren në Botërorin e mbajtur në Katar. Modriç nuk mundi të rrëmbejë trofeun, por e çoi Kroacinë krenare në vendin e tretë. Përballë Argjentinës në gjysmë-finale, Kroacia u mund me rezultatin 2-0.

Botërori i fundit ishte edhe për: Luis Suarez, Thomas Muller, Gareth Bale, Robert Lewandowski, Manuel Neuer, Oliver Giroud.

Ronaldo zyrtarisht ‘i papunë’

Manchester United konfirmoi largimin e Cristiano Ronaldos nga klubi, fill pasi CR7 bëri disa deklarata kundër Erik ten Hag dhe shokëve të skuadrës. “Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me marrëveshje reciproke, me efekt të menjëhershëm. Klubi e falënderon atë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në dy periudha në Old Trafford”, thuhej në njoftimin e klubit.

Së fundmi, në mediat e huaja u përfol për një marrëveshje mes Ronaldos dhe klubit arab Al-Nassr. Megjithatë ende nuk ka zëra që të konfirmojnë marrëveshjen mes tyre.

Sport 2022/ Surprizat e Kupës së Botës dhe fundi i një epoke

Cristiano Ronaldo sulmoi ashpër Manchester United dhe trajnerin Ten Hag në një intervistë për “The Sun” në prag të Botërorit. Pa përdorur asnjë lloj diplomacie, “ylli” luzitan u hodh në sulm ndaj klubit të tij, duke paralajmëruar në këtë mënyrë largimin në janar.

“Manchester United më tradhtoi,nuk kam fare respekt për Ten Hag, sepse ai nuk tregoi respekt për mua. Klubi u përpoq të më detyronte të largohesha. Këtë e bëri jo vetëm trajneri, por të gjithë drejtuesit e klubit. U ndjeva i tradhtuar. Ndjej se disa njerëz nuk më duan më tek United, nuk më kanë dashur as sezonin e kaluar. U bëra “delja e zezë” dhe ata nuk kishin empati edhe kur vajza ime ishte e sëmurë”, deklaroi Ronaldo.

Champions League

Sezonit të ri të Ligës së Kampioneve do t’i mungojë Barcelona dhe Manchester United të cilët do të përballen në një ‘finale’ të vogël në Europa League.

Më 14 shkurt, Champions-i starton me një supersfidë PSG-Bayern Munich. Përballje e fortë është edhe ajo mes Livepool dhe Real Madrid.

Përballjet:

PSG-Bayern Munich
AC Milan-Tottenham
B. Dortmund-Chelsea
Club Brugge-Benfica
Frankfurt-Napoli
Liverpool-Real Madrid
Inter-FC Porto
RB Leipzig- Man. City

Sport 2022/ Surprizat e Kupës së Botës dhe fundi i një epoke

Topi i Artë

Karim Benzema u shpall fituesi i Topit të Artë për vitin 2022. Një sezon padyshim i jashtëzakonshëm për sulmuesin e Realit të Madridit. Benzema shënoi mbi 40 gola për klubin dhe kombëtaren ndërsa dha një seri asistesh teksa mori medaljet e fituesve në Champions League, La Liga dhe UEFA Nations League.

Sport 2022/ Surprizat e Kupës së Botës dhe fundi i një epoke

Sadio Mane fitoi çmimin Socrated. Sezoni i fundit i Mane me Liverpool-in filloi ngadalë, por ai u rikthye në formën e tij më të mirë pas paraqitjes me Senegalin në Kupën e Kombeve në Afrikë, ku i dha një përfaqësim të denjë kombëtares së tij.

Robert Lewandowski fitoi trofeun e Gerd Muller. Lewandowski shijoi një tjetër sezon 50 golash gjatë të cilit provoi se do të ishte i fundit në radhët e Bajernit të Mynihut. Thibaut Courtois fiton trofeun Yashin. Ndërsa Manchester City u shpall klubi i vitit.

Maroku zgjidhet si organizatori i Botërorit të Klubeve 2025

Maroku u shpërblye nga FIFA me të drejtat e organizimit për Botërorin e Klubeve në shkurt, me një edicion të zgjeruar me 32 ekipe që do të nisë në vitin 2025. Edicioni më i fundit i turneut u mbajt në Emiratet e Bashkuara Arabe në shkurt 2022 dhe u fitua nga Klubi anglez i futbollit, Chelsea. Kampioni evropian Real Madrid, kampioni i Amerikës së Jugut Flamengo dhe Seattle Sounders, fituesi i parë i Ligës së Kampionëve CONCACAF nga Shtetet e Bashkuara, do të luajnë në turneun tradicional me shtatë skuadra nga 1-11 shkurt.

Sport 2022/ Surprizat e Kupës së Botës dhe fundi i një epoke

Të fundit