Flash News

KRYESORE

Studiuesi në New York Times: Pse nuk zgjidhet ngërçi në ShBA? Nuk ka ambasadë amerikane si në Tiranë

Studiuesi në New York Times: Pse nuk zgjidhet ngërçi në

Studiuesi bullgar Ivan Krastev, në një Op-Ed për gazetën the New York Times, trajton qëndrimet e Trump pas zgjedhjeve dhe të populistëve të djathtë në Europë. Në mbyllje të shkrimit Krastev përdor ironinë në lidhje me zgjidhjen e mundshme të ngërçit në Amerikë duke kujtuar rastin e Shqipërisë ku, sipas tij, në 9 palë zgjedhje elektorale vetëm në tri prej tyre është pranuar humbja.

Shkruan Krastev:  

Në 30 vjet që nga fundi i Komunizmit, shqiptarët kanë votuar nëntë herë në zgjedhjet parlamentare. Vetëm në tre raste partia humbëse ka pranuar humbjen. Në shumicën e rasteve ishte partia e opozitës që refuzoi rezultatet e zgjedhjeve dhe u kërkoi mbështetësve të saj të dilnin në rrugë. Zakonisht, u desh Ambasada Amerikane në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, për ta detyruar humbësin të pranonte realitetin. Në emergjencën aktuale amerikane një "zgjidhje shqiptare" nuk do të funksionojë sepse nuk ka Ambasadë Amerikane në Uashington. Amerikanët duhet ta zgjidhin vetë këtë krizë. Dhe mënyra se si ata e zgjidhin atë do të përcaktojë të ardhmen e demokracisë në të gjithë botën.

Të fundit