Flash News

KRYESORE

Surprizat e listës së PS, ikin kritikët, Luljeta Bozo kryeson Tiranën, mbetet në Kuvend ‘problematiku’ Rrahman Rraja

Surprizat e listës së PS, ikin kritikët, Luljeta Bozo kryeson

Zbardhet pak para mesnate lista e PS me emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Ashtu siç edhe pritej, kjo liste ka rezervuar edhe shumë surpriza. Mes emrave, bie në sy mungesa e ish ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Ministri I Diasporës, Pandeli Majko u rendit në vend të pasigurt, i 19-ti në listën e Tiranës. Poshtë tij, me shumë më pak shanse për t’u rikthyer në Kuvend është renditur ish ministri I Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në vendin e 23.

Po ashtu, edhe ish ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli u rendit në vendin e 21.

Tirana ka të tjera surpriza, pasi kryesohet për herë të parë nga një kandidate në moshën 79-vjeçare, inxhinierja Luljeta Bozo.

Të pasigurt janë edhe Spartak Braho, Elio Hysi, ndërsa pjesë e listës janë edhe dy deputetë të opozitës së re, Ylli Shehu dhe Halit Valteri.

Sa I përket Durrësit, Rama renditet I 8-ti, kufiri I mandateve që PS pretendon në këtë qark.

Në vend të sigurt ka renditur deputetin Rrahman Rraja, një figurë e anatemuar për shkak të përshirjes së familjarëve të tij në vepra të ndryshme kriminale.

Ndërkohë, në minutën e fundit ministrja e Jashtme Olta Xhacka është spostuar nga Dibra, aktualisht drejtuesja e fushatës së PS atje, për të kandiduar në Korçë.

Ajo është renditur e pesta.

Po ashtu, tërheq vëmendjen edhe kandidimi I Blerina Gjylamentit po në Korçë, historikisht e angazhuar në Tiranë.

Rama shpërblen deputeten e opozitës parlamentare, Aurora Mara, duke e vendosur të dytën në  Dibër, pasi vota e saj ka qenë gjithnjë pro socialistëve në Kuvend.

Në Kukës, kandidon aktorin dhe dekanin e Akademisë së Arteve Petrit Malaj.

Të fundit