Flash News

KRYESORE

Tenderët nën hetim, SPAK për Politiko: Kemi regjistruar 169 raste në 3 vite

Tenderët nën hetim, SPAK për Politiko: Kemi regjistruar 169 raste

SPAK ka regjistruar 169 çështje penale nga janari i vitit 2021 deri më tani për vepr♪n penale “Shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike”.

Në një përgjigje zyrtare për Politiko.al, SPAK bëri me dije se këto hetime lidhen me abuzime me fondet publike në prokurimet shtetërore.

Tenderët nën hetim, SPAK për Politiko: Kemi regjistruar 169 raste

Ndërkohë që nuk janë dhënë detaje specifike për sektorët më të ekspozuar, SPAK udhëzon të referohet tek raporti vjetor i vitit 2024, ku analizohen rreziqet sipas fushave.

Kujtojme se sektori i prokurimeve publike, veçanërisht në nivel lokal, u konsiderua si ndër më të prekurit.

SPAK gjithashtu konfirmon se po intensifikon bashkëpunimin me Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe institucionet e auditit, si një hap pozitiv në luftën kundër korrupsionit. 

Sakaq, kKjo shifër tregon se abuzimi me fondet publike vazhdon të mbetet një fenomen i përhapur, por ende me rezultate të paqarta për publikun. /Suela Gjidede/

Të fundit