Flash News
Reshje shiu dhe shtrëngata, si parashikohet moti për sot
Ambulanca përplas motorin në Tiranë, një i plagosur
Berisha: Rama dhe Balla organizuan atentat ndaj meje, por dështuan
Aktakuza e SPAK, Berisha: Sollën si provë korrupsioni bamirësinë e dhëndrit dhe vajzës sime
Berisha tregon skandalin: 'Monstrat' e SPAK publikuan emrat e fëmijëve autikë që pranuan bamirësi
Tha se nisma e kreu misionin, Rama ringjall “Ballkanin e Hapur”
Luhatjet e Ramës lidhur me “Ballkanin e Hapur” kanë qenë të shpeshta. Kryeministri njëherë hidhej tek Procesi i Berlinit, e njëherë tek “Ballkani i Hapur”, si një nismë që sipas tij “do të jetësojë Procesin e Berlinit.
Mirëpo, pak muaj më parë, Rama bëri një deklaratë që la të kuptohej se nisma kishte përfunduar. “Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi”, deklaroi Rama. Në prag të Samitit të Procesit të Berlinit, Rama kërkoi që të gjithë të fokusoheshin tek Procesi i Berlinit si aksi kryesor i Ballkanit Perëndimor.
Por, në hapjen zyrtare të panairit të dytë "Wine vision of the Open Balkans" në Beograd, Rama duket se bëri një kthesë sa i përket “Ballkanit të Hapur”. Ai që deklaroi se duhej “t’i futeshin me kokë Procesit të Berlinit”, i dha një mesazh presidentit serb Aleksandër Vuçiç, në ceremoninë e mbajtur për panairin e verës.
Menjë video-mesazh, Rama iu drejtua Beogradit duke thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të lidhen me njëra-tjetrën për ta kthyer rajonin në një vend ku të gjithë mundë të jetojnë së bashku.
“Ne kemi mësuar se ndarjet e së kaluarës mund të pengojnë të tashmen dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Jam i bindur se e ardhmja jonë duhet të jetë e ndryshme nga e kaluara dhe e tashmja. Pyetja nuk është nëse, por kur. Unë jam i përkushtuar që të jap kontributin tim për këtë qëllim. Shtetet e Ballkanit Perëndimor janë krijuar për të ekzistuar krah për krah ndaj ky rajon duhet transformuar për gjeneratat e reja. Të nderlidhim vendet tona me botën, por të mos lidhemi me njëri-tjetrin është dritëshkurtër. Le të mësojmë nga gabimet e të tjerëve dhe të mos i përsërisim ato. Le të punojmë së bashku dhe ta kthejmë rajonin në një vend ku fëmijët tanë do të jetojnë së bashku,” ka thënë Rama në videomesazh.
Pra, për kryeministrin nisma ka përfunduar, por jo lidhja shpirtërore e tij me Beogradin, përderisa nuk ia kurseu Vuçiçit një mesazh.