Flash News

KRYESORE

Tulla, pllaka të shkulura si asnjëherë më parë, çfarë mbeti pas protestës për vrasjen e të riut te kryeministria

Tulla, pllaka të shkulura si asnjëherë më parë,

Qindra persona protestuan fillimisht te Ministria e Brendshme dhe më pas te kryeministria duke kërkuar drejtësi pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i ‘Shqiponjave’.

Protesta që zgjati për më shumë se katër orë u shoqërua me shumë momente tensioni, ku protestuesit, kryesisht të rinj u përplasën me policinë.

Turma e revoltuar qëllonte herë pas here me sende të forta, gurë e kapsollë në drejt të kordonit të policëve, si dhe duke sulmuar godinën e ministrisë se Brendshme dhe atë të kryeministrisë.  

Protestuesit i vunë flakën bredhit të Vitit të Ri që ndodhej në oborrin e kryeministrisë dhe pas disa tentativash e rrëzuan.

Por, çfarë mbeti pas protestës që u shpërnda vetëm pas ndërhyrjes me bombola dhe spraj me gaz lotsjellës nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Politiko.al ka parë nga afër se çfarë mbeti pas orëve të shoqëruara me tension dhe përplasje fizike te kryeministria, pak pasi protestuesit u zhvendosën nga kryeministria te sheshi ‘Skënderbej’.

Fotot: Xhoana Çallaku

Të fundit