Flash News

KRYESORE

U denoncua si abuziv nga Këlliçi, Veliaj anulon tenderin 400 milionësh në rrugën

U denoncua si abuziv nga Këlliçi, Veliaj anulon tenderin 400

Bashkia e Tiranës ka anuluar tenderin prej 400 milionë lekësh për asfaltimin e rrugës 'Xhon Belushi' në njësinë numër 4, në zonën mes Kinostudios dhe Freskut në kryeqytet.

Fillimisht, lajmi u bë publik nga kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me dokumentin zyrtar që njofton anulimin e garës.

U denoncua si abuziv nga Këlliçi, Veliaj anulon tenderin 400

Një fitore për Tiranën!

Anullohet tenderi fiktiv për Rr. "Xhon Belushi".

Kur bëhemi bashkë tërhiqet bashkia. Kur bëhemi bashkë parandalojmë vjedhjen e taksave tona. Kurdo natën të hidhet asfalt elektoral, unë do të jem atje! Bashkë Tirana! Forca!”, shkruan Këlliçi.

Anulimi i tenderit është pranuar edhe nga vetë Veliaj, në një intervistë në ‘News 24’, i cili tha se bashkia do të ndërtojë rrugën me ndërmarrjen e vet.

“Jemi në 9 janar, kështu që për të gjitha këto arsye në datën 19 dhjetor, ajo që ka parë zonja në projektet e vitit të kaluar, ndërkohë siç ndodh rëndomë në qindra rrugë të bashkisë, bashkia ka edhe një ndërmarrje vetë, kur ne shikojmë që procedura zgjat përtej arsyes, sidomos në atë rrugë kur ujësjellësi sapo ka mbaruar të gjithë rrjetin e furnizimit, ne nuk mund ta lemë rrugën kështu që siç bëjmë rëndomë në Bashkinë e Tiranës, për sa kohë që kemi vetë një fabrikë asfalti, vendosëm që ta anulojmë atë garë, është anuluar që garën e kaluar”, u shpreh Veliaj.

Më herët, Këlliçi denoncoi se  për këtë rrugë është hapur një tender më 19 dhjetor, i cili cilëson se dorëzimi i dokumentave përfundon në 9 janar. Por mesa duket, punimet kanë nisur para mbylljes së afatit të dorëzimit të dokumentave dhe 22 ditë para shpalljes së fituesit të kontratës së tenderit të hapur për këtë qëllim.  

 

 

Të fundit