Flash News

KRYESORE

U padit nga Pacolli, Curri për Politiko: S’ka patur shpifje, Behgjet ‘viktima’ investohet në gjyqe kundër gazetarëve

U padit nga Pacolli, Curri për Politiko: S’ka patur shpifje, Behgjet

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka paditur për shpifje dhe fyerje analistin Arjan Curri, pas deklaratave për vrasjen e Liridona Ademit nga ish-këshilltari i tij, Naim Murseli.

Politiko.al ka kontaktuar me analistin për të marrë një koment lidhur me padinë e dorëzuar nga Pacolli. Curri tha për Politiko se në deklaratat e bëra nuk ka patur asnjë shpifje apo fyerje ndaj Pacollit, por se ky i fundit mendon se gazetarët mund të burgosen për opinion që japin.

Duke e quajtur “viktimë” (referuar statusit që Pacolli ka në padi), Curri shprehet se biznesmeni së pari, duhet të interesohet për zbardhen e motiveve që çuan në vrasjen e Liridona Ademit.

“Si ndërtues dhe biznesmen i Kremlinit, Bexhet viktima mendon se në Shqipëri, ashtu si në Rusi, gazetarët burgosen për opinionet e tyre.

Në deklaratat e mia s’ka patur kurrë shpifje as fyerje për askënd. Nëse Bexhet viktima flet një shqipe tjetër nga e imja, ky s’është problemi im.

Po vjen nëntori i vitit të vrasjes së Liridona Ademit dhe Pacoll viktima, ne vend që të interesohet për zbardhjen e motiveve të vrasjes se nënës së fëmijëve që ky u ka prerë flokët si kumbar, investohet ne gjyqe kundër gazetarëve dhe fjalës së lirë në media.

P.S: Termi “viktimë” për Bexhetin nuk është fyerje, por term gjyqësor, sepse në padinë kundër meje Pacolli merr statusin e viktimës akuzuese”, deklaroi Curri për Politiko.

Analisti thotë se do të paraqitet në gjykatën në datën e gjyqit dhe se njoftimin për padinë e ka marrë nga mediat.

“Do paraqitem vete në gjyq në dt e caktuar. Njoftimin e mora nga mediat, të cilat raportonin se Bexheti ka kërkuar dënimin tim me burg”, shprehet Arjan Curri.

Përgatiti: Kristina Tepexhiku

Të fundit