Flash News

E-TJERA

Behgjet Pacolli çon në gjykatë për shpifje analistin Arjan Curri

Behgjet Pacolli çon në gjykatë për shpifje analistin Arjan

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka paditur për shpifje në gjykatë analistin Arjan Curri.

Pacolli ka paditur Currin për shpifje dhe fyerje lidhur me disa deklarata që analisti ka bërë disa muaj më parë për rastin e vrasjes së Liridona Ademit nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Ky i fundit ka punuar pranë Pacollit si këshilltar i tij.

Behgjet Pacolli çon në gjykatë për shpifje analistin Arjan

Curri deklaroi disa muaj më parë në studion e “Top Story”, se Behgjet Pacolli edhe pse pohonte se kishte marrëdhënie familjare me viktimën dhe Murselin, nuk ishte i pranishëm në varrimin e Liridonës.

“Pse kumbari i fëmijëve të Liridonës, Behgjet Pacolli mungon në varrimin e saj. Nuk ka qenë as tek i pari, as tek i dyti. Kemi dëgjuar që ai thotë kemi marrëdhënie familjare. Mundet që edhe vilën t’ia ketë dhuruar ai”, tha Curri.

Kjo deklaratë solli asokohe reagimin e Pacollit i cili e paralajmëroi se do ta padiste për shpifje.

Të fundit