Flash News

KRYESORE

U përmend nga Arben Ahmetaj, kush është Blerim Hoxha, që zotëron 40% të inceneratorit të Tiranës

U përmend nga Arben Ahmetaj, kush është Blerim Hoxha, që

Ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë shqiptare, u shfaq për herë të parë publikisht, mbrëmjen e së enjtes, në një intervistë të gjatë në televizionin SyriTV. 

Me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se po tenton ta bëjë kokë turku , Ahmetaj pranoi miqësinë e ngushtë me Mirel Mërtirin, emrin që sipas Prokurorisë qëndron pas tre impianteve të trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Fier e Tiranë.

Ai deklaroi ndër të tjera se Mirel Mërtiri nuk është më pronari, por përmendi Blerim Hoxhën, një biznesmen shqiptaro-zviceran që sipas tij ka 40% të inceneratorit të Tiranës.

“Unë kam besim që Mërtiri nuk është më pronar i inceneratorit të Tiranës. Ia kanë marrë. E kanë syrgjynosur për t’ia marrë. Pse një biznesmen shqiptaro – zviceran ka 40% të inceneratorit të Tiranës. Quhet Besim Hoxha. Çfarë ka bërë ai. Pse nuk flet asnjë për këtë? Çfarë është ky? Çfarë lidhje ka në Shqipëri.

Kush e ka ndihmuar të marrë ARMO-n. Kush e ka ndihmuar të marrë ARMO-n? Është kompania që ka bërë garancinë në Dubai. Është njeriu që ka nxjerrë Këlliçi. Mirel Mërtirin këta e kanë zhdukur për t’i marrë biznesin. Ka një tjetër kompani në parajsa fiskale që ka 20%. Kush është? Po pse kërcënohem unë.

Unë e pashë Mirel Mërtirin në intervistën me ju dhe ai me të drejtë iu referua “pronarit faktik”. Ai me të drejtë iu referua pronarit faktik. Erion Veliaj a e ka referuar një kompani apo një tjetër që të mos paguajë në landfillin e Tiranës? A është ky një veprim i një pronari faktik”, tha Ahmetaj ndër të tjera. 

Kush është Blerim Hoxha?

Gazetarja e ekonomisë, Ola Xama reagoi menjëherë pas intervistës duke deklaruar se Blerim Hoxha është pronar i një kompanie me bazë në Zvicër dhe se financon fushatat e Ramës dhe Veliajt.

Blerim Hoxha është pronar i kompanisë Ikare me bazë në Zvicër, ka 40 për qind të inceneratorit të Tiranës. 20 për qind janë në parajsa fiskale dhe 40 për qind janë të një italiani, Presezi, që erdhi dhe bëri edhe një takim te Agjencia e Pronave të Sekuestruara.

Blerim Hoxha është një shtetas nga Kosova, është përfaqësues i kompanisë “Tosk Energy”, një biznes që më pas ka marrë pronësinë e rafinerisë së Ballshit, përmes kompanisë SPD. Ai ka lidhje me të dyja linjat që financojnë fushatat, edhe të z. Rama, edhe të z. Veliaj” – tha Xama.

U përmend nga Arben Ahmetaj, kush është Blerim Hoxha, që

Mësohet se në shkurt 2015, me miratim të qeverisë “Rama”, Hoxha mori administrimin e uzinës “ARMO” të Ballshit, maskuar pas logos “Tosk Energji”.

Ndërkohë, në muajin maj 2016 me lejen e qeverisë si ortake 15%, kosovari Blerim Hoxha e shiti ARMO-n fiktivisht me 3.5 milionë lekë, të firma fantazmë “CFD Conseils Sarl”.

Të fundit