Flash News

KRYESORE

U propozua nga PS si presidenti i ri, kush është Bajram Begaj; mjeku i parë që u bë gjeneral major në historinë e FA

U propozua nga PS si presidenti i ri, kush është Bajram Begaj; mjeku i

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PS, kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat ka treguar se Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë do të jetë Bajram Begaj.

Rama tha se PS ka mbështetur kandidaturën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura për të marrë drejtimin e kreut të shtetit pas 24 korrikut.

Kush është Bajram Begaj?

Gjeneral Major Bajram Begaj, ka lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin ‘Mjekësi” në vitin 1998. Ai gjithashtu ka përfunduar 'Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë', ndërsa mban edhe titullin 'Profesor i Asociuar' në Mjekësi.

Gjatë karrierës 31 vjeçare ushtarake ka kryer: Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen;  Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë, Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji,  Kursin e menaxhimit spitalor dhe Kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Kursin e specializimit në fushën e mjekësisë dhe Kursin e Shëndetësisë, në Greqi.

Në 31 vitet e karrierës në FA ka mbajtur një sërë detyrash mes të cilave: Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, Drejtor i Spitalit Ushtarak, Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar etj.

Po ashtu, në 2020, presidenti i Republikës Ilir Meta i dha gradën madhore “Gjeneral Major” Bajram Rushit Begajt me detyrë “Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes”. Begaj hyri në historinë e FA, duke u bërë kështu mjeku i parë në ushti i cili arrin që të bëhet gjeneral major, e cila është grada më e lartë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura (SHSHPFA) është detyra më e lartë ushtarake në FA. Aktualisht i martuar dhe ka dy djem, një familjarë model.
Bajram Begaj spikat për mardhëniet e shkëlqyera me partnerët e sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjeneral Major Bajram Begaj është një ndër inisiatorët e stërvitjes së përbashkët me trupat amerikane “Defenfer21”.

U propozua nga PS si presidenti i ri, kush është Bajram Begaj; mjeku i

Begaj është një ndër lobuesit kryesorë të ngritjes së qëndrës operacionale të NATO-s në Kucovë.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer:
“Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen”, në Shqipëri;
“Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë”, në Shqipëri;
“Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji”, në Shqipëri;
“Kursin e menaxhimit spitalor” dhe “Kursin e lidershipit mjekësor strategjik”, në SHBA;
“Specializimin në fushën e mjekësisë” dhe “Kursin e Shëndetësisë”, në Greqi.
Gjeneral Major Bajram Rushit Begaj, ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, në Shqipëri si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.

Ai ka kryer detyra të ndryshme si:
Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes,
Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT,
Drejtor i Spitalit Ushtarak
Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor, në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura.

 

Të fundit