Flash News

KRYESORE

U 'shit' si takim për zgjedhjet, zbulohet arsyeja pse erdhi në të vërtet Escobar në Tiranë

U 'shit' si takim për zgjedhjet, zbulohet arsyeja pse erdhi

Pak ditë më parë, zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA për Çështjet Europiane dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar mbërriti në Tiranë, ku kreu disa takime me disa prej politikanëve.

Fillimisht, ai u takua me kryeministrin Edi Rama dhe më pas presidentin Bajram Begaj.

Po ashtu, pjesë e takimeve të tij në Tiranë, ishin edhe kryetari Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj.

U 'shit' si takim për zgjedhjet, zbulohet arsyeja pse erdhiU 'shit' si takim për zgjedhjet, zbulohet arsyeja pse erdhiU 'shit' si takim për zgjedhjet, zbulohet arsyeja pse erdhiU 'shit' si takim për zgjedhjet, zbulohet arsyeja pse erdhi

Ndonëse u komentua si një vizitë që lidhet me zgjedhjet lokale të 14 majit, në fakt e vërteta duket krejt ndryshe.

Escobar, erdhi në Tiranë si pjesë e një takimi të përvitshëm që bëhet në një nga kryeqytetet e rajonit. Ky fakt është konfirmuar nga vetë ambasada amerikane, shoqëruar edhe me një foto nga ky takim.

Diplomatët e lartë amerikanë dhe ambasadorët nga rajoni u mblodhën në Tiranë për konferencën e parë të shefave rajonalë të misioneve.

Zyrtarët diskutuan prioritetet rajonale dhe globale, duke përfshirë pushtimin e Ukrainës nga Rusia, mundësitë e energjisë, forcimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit”, thuhet në njoftimin e ambasadës krahas fotos.

Të fundit