Flash News

KRYESORE

U vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit, kush ishte gjyqtari Astrit Kalaja

U vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit, kush ishte gjyqtari

Sot, sistemi gjyqësor shqiptar dhe jo vetëm u trondit nga një ngjarje e rëndë që ndodhi brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë. Gjyqtari Astrit Kalaja u vra gjatë një seance gjyqësore.

Kush ishte Astrit Kalaja?

Ai lindi në qytetin e Shkodrës dhe u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1993. Ai e nisi karrierën si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku shërbeu për më shumë se një dekadë. Në vitin 2004, u transferua në Gjykatën e Apelit Shkodër, ku u dallua për integritetin e tij.
Në vitet 2019–2023, Kalaja mbajti postin e zëvendëskryetarit të Gjykatës së Apelit Shkodër, duke kontribuar në përmirësimin e funksionimit të institucionit dhe në trajtimin e çështjeve me rëndësi të lartë.

Në vitin 2023, ai u emërua gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ku vazhdoi të ushtrojë detyrën deri në ditën e vrasjes së tij.

Gjatë karrierës së tij, Kalaja u zgjodh tre herë si anëtar i Kolegjit Zgjedhor, duke marrë pjesë në shqyrtimin e çështjeve të ndërlikuara zgjedhore. Ai ka mbajtur përkohësisht edhe postin e kryetarit të Gjykatës së Apelit Shkodë.
Në vitin 2019, ai kaloi procesin e Vettingut nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndërsa në vitin 2022 u konfirmua përfundimisht në detyrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pavarësisht një ankese për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë.  

Të fundit