Flash News

E-TJERA

Pse shërben Agjencia për Mediat dhe Informimin, avokatja Bozheku: Humb kompetencat e AMA-s

Pse shërben Agjencia për Mediat dhe Informimin, avokatja Bozheku: Humb

Kryeministri Edi Rama njoftoi katër vendimet e para që ka firmosur në mbledhjen e parë të qeverisë së re ‘Rama 3’, pak pas betimit në zyrën e presidentit Ilir Meta.

Ndër vendimet e marra sot ishte edhe krijimi i një Agjencie për Mediat dhe Informimin.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se kjo agjenci është një model i suksesshëm në disa vende, si në Itali dhe Gjermaninë, ndërsa theksoi se do të garantojë transparencë në lidhje me politikat, projektet apo problematikat që kanë të bëjnë me aktet e Këshillit të ministrave e institucioneve përbërëse të këtij këshilli.

Kjo agjenci do të varet direkt nga kryeministria dhe do t’i bëj me dije institucioneve të qeverisjes vendore gjithçka që lidhet me qëndrimin e medias dhe publikut, mbi çështje me interes publik.

“Krijimi i agjencisë për mediat dhe informim bazohet në disa modele të suksesshme në Itali, Gjermani e gjetkë që garantojnë transparencën në lidhje me politikat, projektet, apo problematikat që kanë të bëjnë me aktet e Këshillit të ministrave e institucioneve përbërëse të këtij këshilli.

Agjencia siguron njohjen e institucioneve të qeverisjes qendrore me gjithçka lidhet drejtpërdrejtë me publikun dhe qëndrimin e publikut e medias mbi çështje me interes publik. Një mekanizëm i qëndrueshëm e gjithëpërfshirës, i komunikimit me publikun e mediat në funksion të përgatitjes së qëndrimeve përmes anketimeve të opinionit publik mbi çështje të rëndësisë së veçantë, analizimit të tyre dhe konsultimeve me publikun në funksion të vendimmarrjeve të qeverisë”, tha Rama.

Por cili është roli i saj edhe në raport me Autoritetin i Mediave Audiovizive?

Avokatja Enida Bozheku në një status në Facebook është ndalur në një vlerësim paraprak të këtij vendimi, ku thekson se krijimi i kësaj agjencie i humb kompetencat AMA-s.

“AMA, me këtë strukturë paralele, de jure humb kompetencat! Kontrolli i rrjeteve sociale, testatave te portaleve dhe informimit mediatik ne te gjitha format e parashikuara nga mediologjia, i kontrollon Sulltani.

Ne kete menyre edhe ai ligji i famshem "Anti-shpifje" do te jete rregullator aplikimi nga kjo krijese e re kontrolli. AMA, si je? Me gjumin mire?! Gjithesesi, do paguajme stafe nga dy here, me rroga te majme. Keshtu AMA-n t'a mbaje opozita, Agjencine e Mediave, pozita!!”, shkruan avokatja.

Pse shërben Agjencia për Mediat dhe Informimin, avokatja Bozheku: Humb

 

Të fundit