Flash News

KRYESORE

Vendoret 2023/ Mbi 40% e shqiptarëve ‘bojkotuan’ zgjedhjet, rrudhet pjesëmarrja e zgjedhësve

Vendoret 2023/ Mbi 40% e shqiptarëve ‘bojkotuan’ zgjedhjet,

Pjesëmarrja e votuesve në zgjeshjet vendore të 14 majit shënoi një rënie të ndjeshme, duke e krahasuar me zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021.

Vetëm 36.31% e zgjedhësve votuan në zgjedhje e së dielës, një rënie e ndjeshme e numrit krahasuar me vitin 2021, ku më 25 prill pjesëmarrja rezultonte në 45.48%.

Nga 1.978.814 zgjedhës në listat e Qendrave të Votimit, u raportua për 715.598 zgjedhës të cilët hodhën votën e tyre në kutitë e votimit. Numër ky mjaft i ulët çka tregon se mbi 40% e shqiptarëve vendosën të bojkotojnë zgjedhjet e 14 majit.

Edhe nga përditësimet e bëra nga KQZ çdo orë, vihet re një rënie e vullnetit të votuesve për të votuar, ku përqindja krahasuar me zgjedhjet e 25 prillit 2021, ishte shumë herë më e ulët.

Vendoret 2023/ Mbi 40% e shqiptarëve ‘bojkotuan’ zgjedhjet,

Të fundit