Flash News

KRYESORE

Video-Editorial/ Rama-Meta, titanë që përplasen apo politikanë që bëjnë sikur?

Video-Editorial/ Rama-Meta, titanë që përplasen apo

Alfred Lela

Nuk është hera e parë. Madje mund të thuhet se Rama dhe Meta, brenda së njëjtës stinë, i ndërrojnë shpesh petkat; herë veshin armaturën e rëndë të luftës, e herë tjetër i sheh me fustanellat gjithë ngjyra të paqes, bashkëpunimit, qetësisë e dashnisë.

Kjo nuk do të thotë se xhoka e zezë e përplasjeve të tyre nuk na i err sytë edhe kur ata janë në paqe.

Apo e kundërta, për shpatat e nxjerra nga brezi pyesim me habi: a mos e kanë sa për të na hutuar?

Të dy këta burra të politikës së Tiranës kanë ndër


ruar kuaj beteje, por çdo herë secili i ka grahur një kauze të madhe. Me shpëtimin e Shqipërisë në gojë mbërrijnë ata të dy edhe në këtë dimër politik të vitit 2020. Me pandeminë, pasojat e tërmetit, integrimin e ngecur, pasigurinë ekonomike, mërgimin rekord të nështetasve të tyre, dyshja që e ka parë veten në postet më të larta shtetërore, përkatësisht 20 dhe 15 vjet, e vazhdon luftën si njëherë e një kohë, si përherë e pa kohë.

Retorika e secilit na thotë se njëri ka të drejtë e tjetri është kundër vatanit, besës dhe shpresës. Cilin të besojmë?

Nëse zgjedhim asnjërin rrezikojmë të biem në pozicionin komod dhe të pandershëm të neutralit, nëse marrim anë, rrjedha mund të na çojë në brigje të pasigurta ku na pret pendesa.

Por, pyetje mund të bëjmë. Jo kush ka të drejtë, sepse secili është në të drejtën e vet, por, a i ngjan kjo betejë tjetrës dhe cilat janë motivet? Si kanë ndryshuar kohët dhe sa kanë ndryshuar burrat? A ka ndryshuar Shqipëria në 35 vitet e pushtetit të tyre, apo vetëm agjendat e tyre pesonale?

Më shumë se kaq: Rama dhe Meta, a janë titanë që përplasen apo politikanë që bëjnë sikur?

 

Të fundit