Flash News

KRYESORE

Viti i rekordeve për Shqipërinë: Ç'ndodhi me botën e sportit në 2025-ën?

Viti i rekordeve për Shqipërinë: Ç'ndodhi me

Çështja e gjinisë te volejbollistja e Dinamos

Volejbollistja e Dinamos, Nayara Ferreira, u pezullua nga Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) pasi klubet e Vllaznisë dhe Pogradecit ishin ankuar lidhur me gjininë e saj. Diçka e tillë është e pazakontë në sportin shqiptar, ndaj FSHV vendosi të pezullojë sportisten braziliane dhe t'i kërkojë një 'test gjinie', diçka që hapi një diskutim të gjerë pasi sportistja u prek në dinjitetin njerëzor. Klubi i Pogradecit, një prej ankuesve, më vonë sqaroi se në dyshim nuk ishte gjinia e 32-vjeçares, por "dyshohej për terapi hormonale ose përdorim të substancave të ndaluara".

Ndeshja Shqipëri- Serbi

Në Leskovac, Shqipëria dhe Serbia u përballën sërish në ndeshjet e vlefshme për Botërorin 2026, qysh prej ndeshjes së fundit të vitit 2014 e cila përfundoi me trazira dhe dhunë ndaj kombëtares shqiptare. Sfida u shoqërua me një situatë të qetë, përpos provokimeve që tifozët serbë bënë ndaj shqiptarëve. Ndeshja u finalizua me supergolin e Rey Manajt, i cili i dha fitorën kombëtares shqiptare.

Evropiani dhe play off-i i Botërorit

Shqipëria u kualifikua zyrtarisht në EURO 2024 më 17 nëntor 2023, pas barazimit 1–1 ndaj Moldavisë në transfertë, një ndeshje që i siguroi matematikisht vendin në Kampionatin Europian. Pas kualifikimit, për Shqipërinë u hodh shorti i EURO 2024, ku Shqipëria u rendit në një grup shumë të vështirë me kundërshtarë të nivelit të lartë.

Në fazën finale të EURO 2024, Shqipëria dha paraqitje dinjitoze, por u eliminua në fazën e grupeve, për shkak të diferencës në eksperiencë dhe cilësi ndaj ekipeve elitare.

Në fazën e grupeve të eliminatoreve për World Cup 2026, Shqipëria mbylli garën në vendin e dytë në grupin K, pas Anglisë, dhe kështu siguroi kualifikimin për në fazën play-off – për herë të parë në historinë e saj. Fitorja vendimtare 1–0 kundër Andorrës në transfertë më 13 nëntor 2025, me gol nga Kristjan Asllani, së bashku me humbjen e Serbisë ndaj Anglisë, i dha kuqezinjve vendin që i dërgon në play-off. Në play-off, Shqipëria do të luajë ndeshjen gjysmëfinale më 26 mars 2026 kundër Polonisë në Varshavë. Nëse e kalon këtë ndeshje, më 31 mars pret fituesen e çiftit Ukrainë–Suedi për të vendosur nëse do të sigurojë një vend në Botëror.

Rekordet e Bajramit dhe Gjasulës

Nedim Bajrami shënoi për Shqipërinë në 23 sekonda nga nisja e ndeshjes me Italinë në EURO 2024, duke vendosur rekordin e golit më të shpejtë në historinë e Kampionateve Evropiane.

Klaus Gjasula bëri histori në ndeshjen Shqipëri–Kroaci (2‑2): ai u bë i pari lojtar në historinë e Kampionateve Evropiane që hyn nga stoli dhe shënon një autogol dhe pastaj një gol për skuadrën e tij në të njëjtën ndeshje.  Gjasula shënoi golin e barazimit për Shqipërinë në minutën 94 e 23 sekonda, një ndër golat më të vonshëm të shënuar në historinë e Kampionateve Evropiane.

Skandali Luis Rubiales

Skandali i Luis Rubiales lidhet me një incident që ndodhi pas finales së FIFA Women’s World Cup 2023, kur Luis Rubiales, atëherë president i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), i dha një puthje në buzë futbollistes Jenni Hermoso pa pëlqimin e saj, gjatë ceremonisë së ndarjes së kupës në Sydney, Australi.

Ngjarja shkaktoi gjakftohtësi të madhe publike dhe debat global për çështje të respektit, pëlqimit dhe trajtimit të grave në sport. Hermoso deklaroi para gjykatës se puthja nuk ishte e konsensuar dhe se ajo ndjeu se ishte një akt i papërshtatshëm dhe i papranueshëm.

Rubiales u detyrua të jepte dorëheqjen si president i RFEF dhe nga pozita e nënkryetarit të UEFA-s, pas protestave të shumta nga lojtarët, trajnerët, institucione dhe publiku.

FIFA e ndaloi nga çdo aktivitet futbollistik për tre vjet, për shkelje të rregullave të sjelljes dhe etikës.

Në Shkurt 2025, një gjykatë në Spanjë e shpalli fajtor për sulm seksual për shkak të puthjes së paautorizuar, duke i dhënë një gjobë, ndalesë komunikimi dhe afërsie me Hermoso për një vit dhe duke e shpallur fajtor për këtë veprim, megjithëse e liroi nga akuza e detyrimit.

Topi i Artë

Fituesi i Topit të Artë (Ballon d’Or) për meshkuj u bë Ousmane Dembélé i Paris Saint‑Germain, duke fituar çmimin për herë të parë në karrierë pas një sezoni të jashtëzakonshëm ku ndihmoi klubin të fitojë treble‑n (Ligue 1, Kupë dhe UEFA Champions League).

Topi i Artë Femëror (Ballon d’Or Féminin) shkoi për Aitana Bonmati, e cila kësaj here bëhet e para femër që fiton trofeun tre herë radhazi.

Në këtë ceremoni u ndanë dhe çmime të tjera:

Kopa Trophy për lojtarë të rinj: Lamine Yamal dhe Vicky López.

Yashin Trophy për portierin më të mirë: Gianluigi Donnarumma.

Trofeu Gerd Müller: Viktor Gyökeres dhe Ewa Pajor.

“Topi i Artë” në Shqipëri

Në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, ceremonia e ndarjes së çmimeve për futbollin shqiptar u zhvillua më 15 dhjetor në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë, ku u nderuan lojtarët dhe personalitetet më të spikatura të sezonit.

Bekim Balaj u shpall fituesi i “Topit të Artë 2025” dhe si i tillë u nderua si futbollisti më i mirë i vitit në Shqipëri, duke fituar këtë çmim pas një sezoni të shkëlqyer me Vllazninë.

“Këpuca e Artë” për djem i shkoi sërish Bekim Balajt për golat e tij gjatë sezonit.

“Këpuca e Artë” për vajza u fitoi nga Megi Doçi, e cila shënoi 83 gola me Vllazninë.

Të fundit