Flash News

KRYESORE

Viti i Shqipërisë në shifra; lindjet, vdekjet, divorcet

Viti i Shqipërisë në shifra; lindjet, vdekjet, divorcet

Raportet, statistikat dhe të dhënat e studimeve mbi lindshmërinë dhe vdekshmërinë, tregojnë se shtimi i popullsisë po ecën me ritme të ulëta. Për vitin 2021, sipas INSTAT, Shqipëria shënoi rënie të numrit të lindjeve në raport e numrin e vdekjeve që pati një rritje të ndjeshme.

Lindjet

Për vitin 2021 numri i lindjeve thuajse në të gjitha qarqet ka pësuar një rënie, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Qarku i Tiranës ka shënuar numrin më të madh të lindjeve për vitin 2021, ndërsa Gjirokastra ka shënuar më pak lindje brenda vitit. Në tremujorin e parë 2021 rritjen më të madhe të lindjeve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Gjirokastrës me 18.9%, ndërsa uljen më të madhe e mban Vlora me -16.7%. Për tremujorin e dytë rritjen më të madhe të lindjeve e ka shënuar Kukësi me 11.5%, dhe uljen më të madhe Gjirokastra me -31.3%. Në tremujorin e tretë të vitit 2020 rritjen më të madhe të përqindjeve të lindjeve, krahasuar me të njëjtën periudhë, e zë Kukësi me 2.2%, ndërsa uljen më të madhe Gjirokastra me -24.%. Vihet re se Qarku i Gjirokastrës ka një shtim shumë të ulët të lindshmërisë.

Viti i Shqipërisë në shifra; lindjet, vdekjet, divorcet

Viti i Shqipërisë në shifra; lindjet, vdekjet, divorcet

Vdekjet

Tremujori i parë i vitit 2021 shënoi një rritje të vdekshmërisë në të gjitha qarqet e vendit, ku rritjen më të madhe në përqindje të vdekjeve e zë qarku i Tiranës me 77.5%. Rritjen më të vogël e mban qarku i Korçës me 11.5%. Në tremujorin e dytë tre qarqe të vendit kanë shënuar ulje, ndërsa nëntë qarqet e tjera kanë shënuar rritje të numrit të vdekjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Uljen më të madhe të përqindjeve të vdekjeve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Lezhës me -14.8, ndërsa rritjen më të madhe e zë qarku i Beratit me 18.4%. Në tremujorin e tretë 2021 nëntë qarqe të vendit kanë shënuar ulje, ndërsa tre qarqet e tjera kanë shënuar rritje të numrit të vdekjeve. Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Dibrës me – 30,6 %. Rritjen më të madhe në përqindje të vdekjeve, e zë qarku i Vlorës me 15,5 %.

Viti i Shqipërisë në shifra; lindjet, vdekjet, divorcet

Viti i Shqipërisë në shifra; lindjet, vdekjet, divorcet

Divorcet

Sa i përket divorceve, rastet e vitit 2020 kanë filluar të shqyrtohen në vitin 2021. Monitor tregon se kjo ka ndodhur për disa arsye, si: mosfunksionimi i gjykatave, numri i ulët i gjyqtarëve pas vetting-ut.  Megjithatë nga të dhënat e përgjithshme ¼ e martesave në Shqipëri, përfundojnë në divorc.

Viti i Shqipërisë në shifra; lindjet, vdekjet, divorcet

Të fundit