Flash News

KRYESORE

Vizita 'e papritur' e kryebashkiakut të New York-ut në Tiranë, diplomaci apo PR?

Vizita 'e papritur' e kryebashkiakut të New York-ut në

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, ndodhet për një vizitë në Shqipëri, ku u prit nga kryeministri Edi Rama.

Vizita e papritur ka ngjallur interes për arsyet dhe qëllimet e saj, duke marrë parasysh polemikat që ka shkaktuar në SHBA ku mediat e kanë kritikuar financimin e një pjese të vizitës së Adams, nga qeveria shqiptare.

Vetë Adams, në një konferencë të përbashkët me Ramës, edhe pse i ranon spekulimet për vizitën e tij, u kujdes të theksonte se qëllimi “është forcimi i marrëdhënieve dhe ndërtimi i një miqësie të qëndrueshme mes dy vendeve.”

“Inteligjenca Artificiale është e ardhmja. Pas diskutimeve në Nju jorkut , doja të vija këtu të mësoja më shumë për teknologjinë. Doja të flisja për çështjen e emigracionit në mbarë botën. Jemi angazhuar të folur më zv ministrat për të parë sesi mund të krijojmë një marrëdhënie simbotike. Ka pasur spekulime se përse jam këtu. Arsyeja, jam këtu për të ndërtuar një marrëdhënie dhe miqësi që nuk do të na lejojë të kemi ndasi. Faleminderit që ma bëtë të mundur të vija e të shpenzoja kohë me ju”, tha Adams.

Ndërsa Rama, e trajtoi vizitën më shumë si një marketing të qeverisë, lobim për të trumbetuar kinse arritjet e tij, e sidomos me Diellën.

Madje kryeministri shprehu me bindje se Adams paska udhëtuar nga SHBA drejt në Shqipëri për të njohur nga afër Diellën e famshme.

“Ju erdhët pas një premtimi që e keni thënë disa herë, kur kemi kaluar kohë në praninë e shqiptarëve të shkëlqyer nga Nju Jorku. Thashë po kështu që jeni mjaft i interesuar të shikoni nga afër atë çfarë keni dëgjuar për Shqipërinë dhe po kështu për të parë nga afër zhvillimit e turizmit dhe teknologjisë. Gjithashtu të shikoni nga afër ministren e inteligjencës artificiale që më thatë se keni dëshirë ta shikonit. Fluturimi i drejtpërdrejt do ishte një arritje e madhe dhe po mundohemi ta përshpejtojmë këtë proces”, deklaroi Rama.

Mediat amerikane kritikuar pagesën e faturës së akomodimit dhe transportit nga qeveria shqiptare. Sipas tyre, kryetarët e bashkive në New York nuk duhet të marrin dhurata nga qeveritë e huaja.

Të fundit