Flash News

KRYESORE

Vrasja në Gjilan, shkon në tre numri i viktimave

Vrasja në Gjilan, shkon në tre numri i viktimave

 Rëndohet bilanci i ngjarjes që ndodhi sot rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan të Kosovës. 

Mediat vendase bëjnë të ditur se pas dy personave të vdekur në vendin e ngjarjes, ka humbur jetën edhe personi i tretë i cili ishte në mesin e dy të plagosurve.

Jozyrtarisht është raportuar se në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vdekur babë e birë, S.H dhe E.H.

I dyshuari është në arrati dhe i njohur për policinë. Hetimet janë në zhvillim e sipër. Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e motivit të krimit.

Të fundit