Flash News
Dalin në shitje biletat për sfidën Angli-Shqipëri, ja si mund t’i merrni
Berisha: Kërkova hetim ndërkombëtar për 21 Janarin, por Ina Rama refuzoi, përgjegjësinë e ka Rama
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Parandalohet një ngjarje kriminale në Durrës, arrestohen tre persona me armë dhe automjete të blinduara
Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Vorë
Zëvendëson Luçiano Boçin në parlament, Qani Xhafa në Politiko: Pse do e pranoj mandatin e deputetit
Luçiano Boçi ka vendosur që të lërë mandatin e deputetit të Partisë Demokratike, për të garuar për Bashkinë e Elbasanit. Zyrtarisht, ai është i vetmi që ka hyrë në procesin e Primareve, për një nga bashkitë më të mëdha në vend.
Kandidimi i tij i ka hapur vendin në Kuvend një tjetër demokrati.
Vendin e tij e zë Qani Xhafa, ish-kreu i Komunës Labinot Mal. I kontaktuar nga Politiko.al, Xhafa tha se është i gatshëm të pranojë mandatin e Boçit pasi sipas tij është vullneti i votuesve.
“Patjetër që do ta pranoj pasi është vullneti i qytetarëve të Elbasanit”, tha Xhafa shkurtimisht, teksa preferoi të mbetej i rezervuar për detaje të tjera deri në momentin e zyrtarizimit.
Procesi i primareve në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet.